Rusia dënon vrasjen e civilëve në Mosul me bomba inteligjente nga koalicioni amerikan

Rusia ka kritikuar ashpër Amerikën për vrasjen e civilëve në Mosul të Irakut dhe ka dënuar vrasjen masive të banorëve të këtij qyteti me bomba inteligjente nga ana e koalicionit amerikan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të dielën ka deklaruar se deklaratat e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes rreth arsyeve të vrasjes së një numri të madh të banorëve civilë në Mosul të Irakut gjatë bombardimeve të avionëve amerikanë, tregojnë nivelin e programimit të operacioneve ajrore të koalicionit amerikan në Irak që si pasojë e goditjes me bomba të ashtuquajtura inteligjente, janë vrarë shumë civilë irakianë. Autoritetet e Rusisë shumë herë kanë kritikuar bombardimin e vendbanimeve civile nga koalicioni amerikan në qytetin Mosul të Irakut gjatë muajve të fundit dhe kanë kërkuar tu jepet fund këtyre sulmeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne