Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov tha se ISIS po tregon rezistencë në Siri vetëm në zonat nën kontrollin e SHBA-së.
Konashenkov, i cili mbajti konferencën për shtyp, i’u përgjigj deklaratës së ministrit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis i cili tha se “Presidenti sirian Bashar al Assad i ka dhënë një fatkeqësi popullit sirian me ndihmën e Rusisë dhe Iranit. Forca e vetme e cila mund t’a mposhtë ISIS-in në Siri ishte Forca Demokratike e Sirisë.”
Konashenkov u shpreh: “Ne i rekomandojmë ministrit të Mbrojtjes së SHBA-së që të shqyrtojë artën që tregon situatën në Siri. Të gjitha pikat ku militantët e ISIS-it vazhdojnë rezistencën e tyre në Siri janë vetëm në zonat e kontrolluara nga SHBA-ja.”
‘ISIS U PËRHAP PËR SHKAK TË NEGLIZHENCËS SË SHBA-SË DHE KOALICIONIT’
Konashenkov gjithashtu vuri në dukje se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ishte e befasuar nga manipulacionet e Mattis lidhur me gjendjen në Siri dhe theksoi se përhapja e ISIS-it në Siri u bë për shkak të neglizhencës së SHBA-së dhe koalicionit ndërkombëtarë.
‘SHBA-JA U FOKUSUA NË FINANCIMIN DHE ARMATOSJEN E OPOZITËS IMAGJINARE SIRIANE’
Konashenkov vazhdoi kështu:
“Gjatë gjithë kësaj kohe SHBA-ja ishte fokusuar në financimin e opozitës imagjinare siriane dhe në dërgimin e drejtpërdrejtë të armëve me vlerë prej miliona dollarësh për këtë opozitë. Por, shumica dërrmuese e armëve dhe municioneve të dërguara nga SHBA-ja kanë kaluar në dorë të krahut sirian të Al Kaides, Frontit El Nusra (Fateh al–Sham) i cili përpiqet të përmbysë qeverinë siriane.”/sputnik