Rusia kërkon zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë në fushën e aviacionit

Dmitry Shugayev, shef i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik të Rusisë, në një deklaratë para gazetarëve në Moskë tha se ata duan që ta rrisin bashkëpunimin me Turqinë në fushën e aviacionit.

Shefi i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik të Rusisë, Dmitry Shugayev në një dalje për gazetarët në Moskë vlerësoi edhe kontaktet që vazhdojnë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në industrinë e mbrojtjes.

Këtë javë përfundon faza e parë e dorëzimit në Turqi të sistemeve të mbrojtjes ajrore me raketat S-400, -u tha Shugayev gazetarëve dhe shtoi:

I falënderojmë shumë partnerët tanë turq për qëndrimin që mbajtën në këtë proces”.

Ne duam që ta shtojmë akoma edhe më shumë bashkëpunimin tonë me Turqinë në fushën ushtarako-teknike,- tha Shugayev duke u shprehur i bindur se do të ketë shumë pika për të bashkëpunuar me partnerët turq, kryesisht në fushën e aviacionit.

Ndërsa drejtori i ndërmarrjes shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, “Rosteh”, Sergey Çemezov në një deklaratë të mëhershme kishte thënë se Rusia është e gatshme që ti shesë Turqisë avionët luftarakë të tipit Su-35./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne