Rusia miraton projektin e autostradës që lidh Kinën me Europën

Rusia i ka hapur dritën jeshile një projekti shumë të madh infrastrukturor që inkuadrohet si ofertë e këtij vendi në kuadër të projektit kinez të ringjalljes së Rrugës së Mëndafshit. Mediat ruse raportojnë se qeveria ka miratuar projektin e autostradës Meridian, e cila do të jetë 1250 milje e gjatë dhe synon të lidhë përmes korridorit më të shkurtër tokësor Kinën me Europën.

Pikënisja do të jetë fqinji perëndimor i Kinës, Kazakistani dhe ndërtimi ka nisur muajin e kaluar me aprovimin nga kryeministri Dimitry Medvedev. Nismëtar i këtij projekti është ish-zv.kryetari i Gazpromit, Alexander Ryazanov, sipas të cilit ndërtimi do të kushtojë 9.3 miliardë dollarë. Aksi Kazakistan – Rusi do t’i bashkëngjitet një autostrade ekzistuese që lidh Minskun e Bjellorusisë me Moskën.

Problemi kryesor mbetet gjithësesi financimi, pasi rusët pretendojnë se rruga do të jetë me leverdi ekonomike. Një ndër synimet kryesore është lidhja e shpejtë e Europës Perëndimore me Azinë edhe përmes makinave të vogla./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne