Rusia: Mospërfshirja e Turqisë në deportimin e diplomatëve tregon se sa e përgjegjshme është ajo

Rusia mospjesëmarrjen e Turqisë në vendimin e disa vendeve për deportimin e diplomatëve rusë në emër të solidaritetit me Anglinë në ngjarjen e helmimit të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij, e cilësoi si “një sjellje e përgjegjshme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova në konferencën për shtyp, në lidhje me vendimin e disa vendeve për deportimin e diplomatëve rusë, tha: “Këto vende bëjnë një gabim të madh duke u gjunjëzuar ndaj Londrës dhe Uashingtonit”.

Pas një pyetjeje të gazetarit Ajo tha se në lidhje me partnerë të ndryshëm, në kundërshtim me Ukrainën dhe Moldavinë, që janë në fazën e negociatave me Bashkimin Evropian, Turqia ka vendosur të mos deportojë diplomatët rusë.

“Duke mos u dorëzuar ndaj presioneve, vendet që nuk morën vendim për sanksione kundër Rusisë, edhe nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë edhe nga aspekti i drejtësisë ndërkombëtare, u sollën me përgjegjësi” tha Zaharova./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne