Rusia paralajmëron për mundësinë e luftës pas sulmeve mbi fabrikat e naftës

Shefi i shërbimit të inteligjencës ruse sot paralajmëroi për një skenar të mundshëm lufte, pas sulmeve të telekomanduara në dy fabrika saudite të kompanisë shtetërore të naftës, Aramco, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënimi për skenarin e luftës sigurisht ekziston. Por shpresoj për një zgjidhje paqësore”, u tha Sergey Naryshkin gazetarëve në Moskë.

Të Shtunën, sulmet me dronë u kryen në dy fabrika të naftës së Aramco.

Pas incidentit, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani qëndron prapa sulmit duke koordinuar sulmet me dronë, si dhe mediat amerikane që raportuan se opsionet e luftës janë diskutuar në Shtëpinë e Bardhë.

Të hënën, rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për sulmin dhe paralajmëruan kompanitë e huaja dhe punëtorët që mos të afroheshin pranë njësive të kompanisë të cilat “mund të shënjestrohen përsëri”.

Në një deklaratë të veçantë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska po shqyrton ndikimin e mundshëm të incidentit si në tregjet e naftës ashtu edhe në sigurinë ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë informacion të besueshëm deri më tani, prandaj, koha është e nevojshme për analizë,” tha Peskov./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne