Rusia thekson angazhimin e vazhdueshëm të saj me Iranin dhe Turqinë në zgjidhjen e krizës siriane

Presidenti rus tha se Moska, Teherani dhe Ankaraja, me pjesëmarrjen e tyre trepalëshe, do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të zgjidhur krizën siriane.

Vladimir Putin në fund të takimit dy-ditor të Grupit G-20 në një konferencë shtypi të shtunën në Hamburg të Gjermanisë tha: “Duke u bazuar në përvojën pozitive dhe duke u mbështetur në vullnetin e mirë të Iranit dhe Turqisë dhe të presidentit Bashar Asad mund të hidhen hapat e mëtejshëm për paqen në Siri. Në situatën aktuale, duhet të ketë marrëveshje për kufijtë e veçantë të zonave të sigurisë në Siri dhe të hidhen hapat që do të zgjidhnin problemet e këtij vendi. Vladimir Putin, duke iu referuar rezultateve të raundit të pestë të bisedimeve siriane-siriane më 4 dhe 5 korrik në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, vuri në dukje se integriteti dhe sovraniteti i Sirisë përbejnë pikën më të rëndësishme të planit për formimin e një zone të sigurt në jug të vendit në kufirin jordanez dhe në lartësitë e Golanit. Presidenti Putin akordin me Shtetet e Bashkuara për ngritjen e zonave të uljes së tensioneve dhe konflikteve në Siri e konsideroi si një zhvillim të madh dhe shtoi se populli sirian duhet të vendosë për të ardhmen e Bashar al-Assad. Kriza në Siri ka filluar që nga viti 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Turqinë, që kishin si qëllim përmbysjen presidentin sirian Bashar al-Assad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne