Bota

Saad Hariri dhe mbreti Selman diskutuan zhvillimet më të fundit në Liban

Kryeministri i dorëhequr i Libanit dhe mbreti i Arabisë Saudite gjatë takimit në Riad kanë diskutuar mbi gjendjen në Liban dhe zhvillimet më të fundit në këtë vend.

Takimi u mbajt dje në darkë ku përveç mbretit Selman dhe ish kryeministrit Hariri, të pranishëm ishin edhe Abdul’aziz bin Saud ministër i brendshëm, Adel Xhubair ministër i jashtëm Thamer Subhan ministër këshilltar për çështjet e gjirit Persik në Arabinë saudite. Kryeministri i dorëhequr i Libanit në faqen e tij në Twitter vetëm sa ka përmendur takimin me mbretin e Arabisë saudite dhe nuk ka folur aspak për përmbajtjen e këtij takimi. Kryeministri libanez Saad Hariri ka njoftuar dorëheqjen e tij në një fjalim të transmetuar nga Arabia Saudite. Hariri njoftoi dorëheqjen e tij në një deklaratë televizive të shtunën, duke cituar shumë arsye për vendimin e tij të papritur, duke përfshirë situatën e sigurisë në Liban. Ai gjithashtu tha se e ndjen se një komplot është duke u thurur kundër jetës së tij. Dorëheqja vjen gjithashtu më pak se një muaj pasi Hariri njoftoi planet për t’u bashkuar me një qeveri koalicioni me Lëvizjen Libaneze të Rezistencës Hezbullah./ PT

OPINIONE

INTERVISTA