Sadik Khan nuk e dëshiron Trumpin në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nxitur reagime të shumta pasi më 29 nëntor ka postuar video anti-myslimane në Twitter, të cilat fillimisht ishin postuar nga një grup britanik i ekstremit të djathtë.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan ka akuzuar Trumpin se me ripostimin e këtyre videove ka tradhtuar “marrëdhënien e veçantë” në mes të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Khan i është bashkuar një numri të politikanëve të tjerë britanikë, të cilët po bëjnë thirrje që të anulohet vizita e Trump në Britani. Lideri i partisë Liberale-Demokrate, që është në opozitë, Vice Cable ka thënë se partia e tij mbështet një peticion, të publikuar online, përmes së cilit i kërkohet kryeministres Theresa May të anulojë ftesën që Trump të vizitojë Britaninë. Ndërkohë, Trump ka reaguar, pasi zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May ka thënë se presidenti amerikan kishte bërë “gabim” që ka postuar ato video në rrjetin social Twitter. “Theresa, mos u përqendro tek unë, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik që po ndodh brenda Britanisë”, ka shkruar në Twitter, president Trump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne