Një histori shumë e bukur dhe interesante ka ndodhur në qytetin e Perm të Rusisë ku një trajner rus ka bërë gjithçka për nxënësin e tij 6-vjeçar për të marrë pjesë në garën botërore të shahut që do të zhvillohet në Shqipëri dhe starton ditën e nesërme deri me 29 Prill.Një djalë 6-vjeçar që quhet Misha, do të jetë një nga garuesit më të rinj në turneun e ardhshëm të shahut në botë, që do të mbahet në Shqipëri. Për të arritur aty, trajnerit jo vetëm që ju desh të shiste disa nga objektet me vlerë që kishte por gjithashtu ka kërkuar dhe ndihmën e mediave sociale.26-vjeçari Roman Artamanov e ka pasur pasion shahun që i vogël. Këtë lojë ai e ka mësuar vetë deri sa hapi një shkollë në qytetin Perm të Rusisë, ku ofron mësime shahu. Mikhail Gurishov (Misha) u bë nxënës i tij krejt rastësisht. Babai i tij shkonte me motrën e madhe të Mishës në leksione dhe pastaj një ditë rastësisht ksihte me vete dhe Mishën.Misha (djali 6-vjeçar) tregoi interes të menjëhershëm ndaj lojës dhe shpejt ai filloi të ndiqte vetë shkollën dhe u bë lojtar më i mirë se babai dhe filloi duke fituar shumë çmime e gara në Rusi.Dhe trajneri duke spikatur aftësitë e 6-vjeçarit tha : “Ky djalë është për mua”.Dyshja erdhi në Moskë vetëm për një ditë para se të niseshin në ngjarjen më të madhe të shahut që do të zhvillohet në Shqiprëri,“The FIDE World Schools Chess Championships”, e cila do të mbahet në datat 20-29 Prill.Misha do të jetë një nga garuesit më të rinj të turneut, por sipas trajnerit të tij ai mund të mposht edhe rivalët e vjetër në kategorinë e tij.Udhëtimi drejt Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur fare nëse nuk do të kishte qenë për përpjekjet e Artamonov. Një shumë rreth 180,000 rubla (gati $ 3,000) – u kërkua për të financuar udhëtimin në kampionat. Trajneri nuk ngurroi të shesë telefonin e tij celular për të marrë pjesë në shumën, dhe gjithashtu organizoi një turne shahu bamirësie në Perm.Gjithashtu, trajneri i 6-vjeçarit i kërkoi ndihmë edhe mediave sociale, duke kërkuar sa më shumë donacione. Për dy ditë u mblodhën shumë donacione dhe rruga drejt turneut botëror ishte e hapur.“Ne e dimë që kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Do të përfaqësojme gjithë Rusinë në kategorinë për fëmijët nën moshën shtatë vjeçare,” është shprehur Artamonov.Aleksandra Alieva e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) me bazë në Moskë, e cila i mëson shahun fëmijëve, tha se gjashtëvjeçari luan më shumë si një i rritur.
Sakrificat për të ardhur ne Shqipëri, trajneri rus shet gjëra me vlere për ekselentin 6-vjeçar
April 19, 2018
3 Min Lexim

Mund tju interesojne
Gazeta Impakt
POSTIMET E FUNDIT
ARKIVI
- July 2022
- June 2022
- May 2022
- April 2022
- March 2022
- February 2022
- January 2022
- December 2021
- November 2021
- October 2021
- September 2021
- August 2021
- July 2021
- June 2021
- May 2021
- April 2021
- March 2021
- February 2021
- January 2021
- December 2020
- November 2020
- October 2020
- September 2020
- August 2020
- July 2020
- June 2020
- May 2020
- April 2020
- March 2020
- February 2020
- January 2020
- December 2019
- November 2019
- October 2019
- September 2019
- August 2019
- July 2019
- June 2019
- May 2019
- April 2019
- March 2019
- February 2019
- January 2019
- December 2018
- November 2018
- October 2018
- September 2018
- August 2018
- July 2018
- June 2018
- May 2018
- April 2018
- March 2018
- February 2018
- January 2018
- December 2017
- November 2017
- October 2017
- September 2017
- August 2017
- July 2017
- June 2017
- May 2017
- April 2017
- March 2017
- February 2017
- January 2017
- December 2016
- November 2016
- October 2016
- September 2016
- August 2016
- July 2016
- June 2016
- May 2016
- April 2016
- March 2016
- February 2016
- January 2016
- December 2015
- November 2015
- March 2015