Sali Berisha pensionist, Lulzim Basha vendos që më 2021 ta lerë jashtë listave për deputet

Me gjithë përbetimet e tij në media, mosha e pensionimit politik për Sali Berishën, politikanin më jetëgjatë në Shqipëri, me sa duket ka ardhur.

 Duke qënë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ish kryeministri demokrat do të jetë plot 77 vjeç, bëhet e ditur brenda selisë së PD se nuk do t’i “ripërtërihet” më mandati si deputet, duke e lënë të mjaftohet vetëm me “qytetarin digital”.

Mësohet se Lulzim Basha, në përpjekje për të ristrukturuar PD-në, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021, gjithnjë nëse hyn në këto zgjedhje, emrin e Sali Berishës nuk do ta vendosë në asnjë listë kandidatësh për deputetë.

Nën këshillën dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, siç ka shkruar disa herë dhe “Pamfleti.net”, Basha ka vendosur përfundimisht që të bëhet “atvrasës” dhe ta “lehtësojë” Sali Berishën në këtë pjesë fundore të ciklit biologjik të jetës, duke i hequr angazhimin politik.

Ish kryeministri dhe ish kreu i PD duket sikur e ka paralajmëruar vetë largimin e tij, teksa në momentin e dorëzimit të mandateve të deputetit, në vend që të mbante pagën 50 përqind si ish deputet, vendosi të marrë pension të plotë pleqërie.

“Pamfleti.net” ka qënë i pari që publikoi lajmin në atë kohë, të ardhur në mënyrë konfidenciale nga një zyrtar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), ku thuhej se nga 60 deputetët, që dorëzuan mandatet, vetëm Sali Berisha e Tritan Shehu, kanë dalë të fituar.

Deputeti Berisha 75 vjeç, 15 tetor 1944, dhe deputeti Shehu 70 vjeç, 24 prill 1949, kanë refuzuar asistencën me vlerë 50% pagë mujore për 3 vite, duke zgjedhur të dalin në pension të përjetshëm e të plotë pleqërie, me pagesë mujore shumë më të lartë.

Dy deputetët, pas djegies së mandateve, të bindur që u janë djegur shanset për të mbetur në politikë, kanë plotësuar dosjen e daljes në pension të plotë, dhe qysh prej datës 1 mars 2019, u ka nisur pagesa e pensionit të pleqërisë, Sali Berishës me vlerë 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj, ndërsa Tritan Shehut, me vlerë 119 mijë e 560 lekë në muaj.

Pra, duke qënë se Berisha është në një konsumim të plotë të pleqërisë, Basha ka vendosur të mos ia ndërpresë këtë shpërblim për gjithë punën e një jete të tërë, duke mos e angazhuar as në Kuvend dhe askund zyrtarisht në politikë, pas vitit 2021./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne