Samiti i BERZH në Londër, Rama i jep vetëm dorën Albin Kurtit, përshëndetje si gjithë të tjerët

Në tryezën e përbashkët në Londër me rastin e Samitit të BERZH për investimet e 2020 në Ballkanin Perëndimor Rama dhe Kurti vetëm janë përshëndetur.

Kryeministri Rama ishte i fundit që i bashkohet tryzës së rrumbullakët por mes Ramës dhe Kurtit, dy shqiptarët e vetëm në tryezë ka mjaftuar vetëm një shtrëngim duarsh. Duket se vëmendja e Ramës ka qenë tek kryeministri kroat Andrej Plenkoviç të cilin e falenderoi disa herë në konferencë, madje kryeministri i Shqipërisë ka përmendur edhe kryeministren serbe Ana Brnabiç apo atë malazez Dushko Markoviç por asnjëherë Kurtin.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne