“Sapo shoh një dron, e heq kartën SIM”: fshatarët afganë jetojnë në frikë të vazhdueshme nga sulmet ajrore

Fshatarët afganë jetojnë në frikë të vazhdueshme nga sulmet ajrore të SHBA

Provinca e Nangarharit në Afganistan ka qenë një nga provincat e goditura më rëndë nga sulmet ajrore të SHBA, të cilat synonin militantët islamikë, por që kanë goditur edhe plot civilë. Në një video të agjencisë RT, vendasit treguan se çfarë do të thoshte të jetonin nën rrezikun e vazhdueshëm për t’u bombarduar. Si një bastion i talebanëve dhe pranise së grupit terrorist ISIS, krahina e Nangarhar ka parë 358 sulme ajrore nga forcat amerikane vetëm gjatë muajit korrik – që do te thotë, gjysma e krejt sulmeve ajrore në gjithë Afganistanin. Më 11 gusht, qeveria afgane tha se të paktën 16 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vrarë në një bombardim në qarkun Haska Meena, në të cilin ushtria amerikane pretendonte se kishte synim militantët. Avionët amerikanë fluturojnë dhe patrullojnë në çdo kohë, prandaj civilët jetojnë me frikë, fikin celularët dhe heqin kartat SIM. Thyejnë kartat SIM dhe blejnë të tjera, “tha një burrë nga fshati Basakhel. “Tani njerëzit po përpiqen të mos përdorin më telefonat e tyre”.
“Në shumë raste, nëse shoh një avion që fluturon sipër, ndihem i frikësuar dhe menjëherë dua ta heq kartën SIM nga telefoni dhe ta largoj atë sa më nga larg”, tha një tjetër. Shpesh, thonë fshatarët, bastisjet nga forcat amerikane përfundojne gabimisht duke u marrë me njerëzit e pafajshëm.
“Shumë herë sulmet amerikane janë pa sukses dhe civilët bëhen viktimat e dëmit. Kohë më parë, ata sulmuan fshatin tonë dhe kapën berberët e fshatit. Pas kapjes dhe kontrrollit ata e kuptuan se nuk ishin njerëz të këqij dhe berberët u liruan. Shpesh, gjatë sulmeve të natës, ata vrasin civilë dhe u shkatërrojnë shtëpitë”, tha një fshatar tjetër nga Basakheli. ” Njëherë një doktor spitali u vu në shënjestër gabim nga avionët. Një burrë tjetër, i cili ishte punonjës në programin e solidaritetit kombëtar, ishte në rrugë e sipër për në shtëpinë e tij nderkohë një dronë e sulmoi dhe e vrau “, kujton një burrë tjetër.

“Këto janë çështjet e dronëve gjatë operacioneve të natës ku ata janë të pasuksesshëm”.
Një plak fisnor në lagjen Khogyani, akuzoi madje ushtarët amerikanë për vrasjen e civilëve me dashje.
“Ne fillim, forcat amerikane thoshin se ata ishin duke synuar Talibanët, por pas njëfarë kohe si vranë dhe plagosen civilë filluan të kërkonin të falur. Shembull është një operacion i SHBA në distriktin e Khogyanit ku ata hynë në një shtëpi, gjëten djem shkolle të klasës të 9-të, panë fytyrat e tyre në pasqyrë dhe qëlluan [një djalë] me snajper duke thënë se vranë talebanët “, thotë Plaku. “Kam dokumente të asaj ngjarjeje dhe kam biseduar me zyrtarët rreth saj. Kur forcat amerikane u larguan nga shtëpia, ata e granatuan plotësisht shtëpinë. Gratë dhe fëmijët sjanë talebanë. ”

Sipas Ataullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, incidente të tilla ndodhin sepse luftëtarët islamikë përpiqen të përzihen në popullatën paqësore, duke e bërë më të vështirë për tu kapur, por gjithashtu duke i ekspozuar më shumë civilët ndaj sulmeve. “Ka raste që militantët përdorin shtëpitë e civilëve si pozicion të tyre kundër forcave amerikane dhe afgane, tha Khogyani per Ruptly. “Ne duam që njerëzit tanë të mos u bejnë konak talebanëve në shtëpitë e tyre”.

Sipas një raporti të fundit nga Kombet e Bashkuara, niveli i viktimave civile në Afganistan arriti një rekord të lartë në 2017, me 436 fëmijë të vrarë vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, duke treguar një rritje prej 9 përqind në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2016. Numri i grave të vrara u rrit në 174, duke treguar një rritje prej 23 përqind.
Rreth 40 përqind e vdekjeve erdhën si pasojë e bombardimeve nga  talebanët dhe  bombave artiznale, ndërsa sulmet ajrore të SHBA dhe Forcave Ajrore Afgane janë përgjegjëse për një rritje prej 43 përqind të viktimave civile.

burimi:/ RT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne