Sfida të reja kundër bullizmit të shteteve të forta

nga Muhammet Ali Güler.

Konfrontimi i fundit ideologjik, politik dhe ushtarak që ishte midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të Luftës së Ftohtë përfundoi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Që atëherë, SHBA ka qenë superfuqia e vetme e mbetur në politikën ndërkombëtare që në dekadat e fundit u transformua nga një bipolare në një sistem shumëpolar.

Ka pasur disa arsye për dominimin amerikan në botë. Së pari, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, nuk ka pasur superfuqi me pozitë të barabartë politike, ekonomike dhe ushtarake me SHBA-në.

Amerika e ka treguar vetveten si një mbrojtëse të vlerave të tilla si demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut, të cilat do të përhapnin dominancën amerikane kudo. Ka kombe që shohin se Amerikës i duhet që ti ndajë ose ti imponojë këto vlera në gjithë botën.

Nuk ka as edhe një forcë të vetme që guxon të fillojë një ballafaqim ballë për ballë me SHBA-në, të paktën deri në dy vitet e fundit.

Sidoqoftë, dekadat e fundit kanë parë që Shtetet e Bashkuara i kanë humbur këto privilegje pasi Rusia në pjesën më të madhe është rikthyer pothuajse e gjitha nga ajo gërmadhë e shembur që dikur ishte Bashkim Sovjetik. Përveç kësaj, Kina ka arritur të evolojë dhe të shpëtojë prej konflikteve të brendshme.

Shtetet e Bashkuara janë quajtur “fuqi bulliste hegjemoniste” nga shumë vende për shkak të politikës së saj të padëshiruar “Amerika e para”. Për më tepër, influenca dhe pushteti amerikan në strukturat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe kështu me radhë, janë parë si ndërhyrje. Organizatat ndërkombëtare për një kohë të gjatë janë përdorur si instrumente të forta amerikane ndaj vendeve të tjera për të përhapur influencën dhe pushtetin e saj. Si shembull, kemi shumë vende si Rusia, Kina, Turqia, Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela, të cilat janë përballur me sanksione politike, ekonomike dhe ushtarake.

Cili është pozicioni kinez?

Ka pasur shumë pikëpyetje në lidhje me rolin e ardhshëm të Kinës në politikën globale. Perëndimi është i vetëdijshëm për ndikimin kinez në të gjithë botën përmes agjendave ekonomike kineze. Thuhet se ka edhe agjenda të fshehura nën zgjerimin ekonomik të Kinës, siç është politika kineze e kurthit të borxhit. Që Kina të vazhdojë zgjerimin e saj, duhet që rritja e fuqisë ekonomike të luajë një rol vendimtar nga Azia në Afrikë dhe deri në Evropë.

Kina ka iniciuar stilin e saj të organizatave ndërkombëtare si Banka Aziatike e Investimeve të Infrastrukturës. Miliarda në formën e ndihmën ekonomike kineze, grante dhe hua janë përhapur në vende të tilla si Kamboxhia, Sri Lanka dhe Sudani.

Në këmbim të asistencës kineze, vendet që nuk arrijnë të kthejnë kreditë mund të gjejnë mënyra të tjera alternative për t’i mbyllur borxhet e tyre të Kinës. Sipas disa ekspertëve, këto mënyra alternative krijojnë dyshime për të vërtetën që qëndron pas rolit të Kinës në ndihmën ndaj vendeve në zhvillim dhe se asistenca kineze duhet të jetë më transparente.

Prandaj, vende të mesëm ose të vegjël, po përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të ndërpryer dominimin amerikan dhe kinez përmes strategjive të tjera të mundshme, si përafrimi me fuqitë e kundërta ose ato në zhvillim. Në këtë drejtim, SHBA-ja, Rusia, Kina dhe Japonia kanë qenë pole alternative kundër dominimit të njëri-tjetrit, ndërsa Turqia, Arabia Saudite dhe Irani kanë qenë vende alternative rajonale në Lindjen e Mesme.

Ka pasur raste kur politikat e SHBA-së dhe Kinës ndonjëherë i kanë shqetësuar disa kombe rajonale dhe ndërkombëtare. Amerikanët kanë pasur furça kundër aleatëve të saj si Turqia dhe disa vendeve në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, kinezët kanë pasur ceshtje problematike me disa vende të tilla si Malajzia. Këto politika shqetësuese janë rritur gjatë presidencës Trump (qëndrimet e Trumpit) në Uashington dhe Xi Jinping (politikat e forta të Xi) në Pekin.

A është e mundur të thyhet sjellja hegjemonike / bullizmi i fuqive të mëdha duke krijuar aleanca të reja?

Unë do të doja të shpjegoj situatën e Turqisë kundër SHBA-së dhe rastin e Malajzisë kundër Kinës. Si Turqia dhe Malajzia janë vende në zhvillim dhe kanë dobësira politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, mënyra se si Turqia dhe Malajzia kanë zhvilluar aleacat e tyre kundër ose pro fuqive më të mëdha mund të jenë një efekt domino për botën në trajtimin e hegjemonisë ose bullizmit apo vendeve më të mëdha, vetëm se me një çmim të rëndë.

Fushata e Turqisë

Përmes përdorimit të analeve të diplomacisë, Turqia ja ka transmetuar shqetësimet e saj Shteteve të Bashkuara në lidhje me politikat e saj mbi disa çështje, duke përfshirë grupin terrorist të Gylenit (FETÖ), PKK-në terroriste dhe fraksionet e saj në Siri si Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG ) dhe Partia e Unionit Demokratik (PYD), dhe krizën siriane. Këto çështje janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare turke. Turqia ka të drejtën të kërkojë çdo lloj mjeti asistence nga aleatët e saj, duke përfshirë dhe SHBA-në.

Për fat të keq, qëndrimi i SHBA-së në lidhje me çështjet e sigurisë turke e ka irrituar Turqinë, kështu që për të siguruar kufijtë e saj Turqia është kthyer nga Rusia. Më vonë, një fushatë e suksesshme ushtarake turke, Operacioni Dega e Ullirit, eliminoi nga qyteti sirian i Afrinit grupet terroriste, duke përfshirë dhe Daesh-in.

Përveç kësaj, Presidenti Trump vazhdoi diskursin e tij kërcënues kundër Turqisë në disa incidente, siç është incidenti që përfshiu pastorin amerikan Brunson dhe konflikti në lidhje me PKK-në / YPG-në / PYD-në. Presidenti Trump shkroi në Twitter, “Do ta shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse godasin kurdët”.

Si përgjigje ndaj mesazhit të Trumpit në Twitter, drejtori për komunikimin në presidencën turke Fahrettin Altun shkroi: “Turqia nuk është armiku i kurdëve, por mbrojtësi i tyre. Turqia nuk ka ndonjë çështje me kurdët. Çështja jonë e vetme është grupi terrorist PKK dhe zgjatimet e tij në Siri. PYD dhe YPG janë organizata terroriste.”

Përveç kësaj, zëdhënësi i presidencës turke İbrahim Kalın theksoi të njëjtat vërejtje. Për fat të keq, administrata Trump nuk dëshiron të kuptojë se lufta e Turqisë nuk është me kurdët, por kundër organizatave terroriste që kërcënojnë sigurinë e saj përgjatë kufirit sirian. SHBA i tregon botës se lufton kundër terrorizmit global, ndërsa në të njëjtën kohë injoron shqetësimet e Turqisë rreth grupeve terroriste të lidhura me PKK-në që po sulmojnë një aleat të NATO-s, Turqinë.

Megjithatë, këto sjellje të SHBA-së i kanë kushtuar Turqisë një çmim të rëndë në ekonomi për shkak të operacioneve të padrejta të administratës së Trump ndaj ekonomisë turke. Për shembull, para disa muajsh dollari u ngjit për një farë kohe në mbi 7 lira, ndërsa në vitin 2018 lira pati një humbje prej 60% në vlerë kundrejt dollarit.

Politikat malajziane

Qeveria e mëparshme Barisan National (BN) në Malajzi kishte marrëdhënie të ngushta me Kinën, e cila kishte investuar miliarda dollarë në Malajzi. Përveç kësaj, Kina planifikonte të ndërmerrte projekte infrastrukturore me vlerë miliarda dollarësh në Malajzi.

Megjithatë, marrëdhënia me Kinën është vënë nën rishqyrtim nga qeveria e re në Putrajaya, Pakatan Harapan, e cila erdhi në pushtet në vitin 2018. Qeveria e tanishme malajziane ka treguar pakënaqësi me disa projekte kineze të tilla si linja hekurudhore (ECRL) e Bregut Lindor me kosto 20 miliardë dollarë dhe tubacioni i gazit natyror në Sabah, për shkak të kostos së tyre tepër të lartë në ekonominë malajziane.

Negociatat zgjatën për muaj pavarësisht se Kina e reduktoi koston e saj të ERCL-së për shkak të shqetësimit malajzian. Në fund, Malajzia dhe Kina ranë dakord që projekti të kushtonte 44 miliardë ringit malaizian, 21 miliardë më pak nga shifra fillestare prej 65 miliardë ringitësh malaizianë (RM).

Megjithatë, këto pezullime apo anullime të projekteve të ndryshme kineze nga Malajzia rezultuan me efekte negative në drejtim të sektorit të turizmit, i cili pësoi një rënie prej 35% në turistët kinezë gjatë pushimeve të tyre në vitin 2018.

Për më tepër, Mahathiri, kryeministri i Malajzisë, bëri paralajmërime kundër një versioni të ri të kolonializmit nëpërmjet mjeteve ekonomike. Gjatë vizitës së tij në Kinë në vitin 2018, ai tha: “Ju nuk e doni një situatë ku kemi një version të ri të kolonializmit i cili vjen për shkak se vendet e varfra nuk janë në gjendje të konkurrojnë me vendet e pasura në drejtim të tregtisë së hapur dhe të lirë”. Këto lloj vërejtjesh nga Mahathir shkaktuan polemika dhe disa qarqe e quajtën atë anti-kinez. Megjithatë, ai i mohoi këto paragjykime në disa vërejtje të mëvonshme.

Si pasojë, Malajzia ndjeu nevojën për një vend alternativ për interesat e tij kombëtare. Prandaj, Malajzia, nën udhëheqjen e Mahathirit, i ka drejtuar synimet drejt Japonisë në kuptimin politik dhe ekonomik, si një alternativë e re ndaj Kinës. Duke ulur koston e ERCL-së me mbi 30%, Malajzia duket se ka mbledhur frytet e kësaj politike manovrimi në trajtimin e Kinës. Përveç kësaj, pas “marrëveshjes së ndërsjelltë të dobishme” të ECRL-së, pritet që numri i turistëve kinezë që do të vijnë në Malajzi të jetë 3.5 milion deri në 5 milionë në vitin 2019 dhe 2020, respektivisht; rritje nga 3 milionë që ishin në vitin 2018. Si përfundim, marrëdhëniet midis dy vendeve duken se janë në rrugën e duhur. Për më tepër, Mahathir ishte këtë vit një nga folësit e forumit të iniciativës kineze ‘Brez dhe Rrugë (BRI)’.

* Muhammet Ali Güler/ University of Malaya, Malajzi

burimi: /dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne