SHBA “hakmerret” ndaj Metës, “flirtoi” me Rusinë, zyrtari i DASH refuzon ta takojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qartë në qëndrimet e tyre, teksa janë shumë selektivë në përzgjedhjen e partnerëve seriozë për bashkëpunim, në radhët e politikës shqiptare.

Duke pasur si devizë mbajtjen larg kontakteve, të politikanëve të korruptuar, të inkriminuar dhe që janë vënë në shërbim të vendeve armike të SHBA, një trend i tillë është zbatuar në mënyrë rigoroze dhe në vizitën e fundit të zyrtarit të lartë të DASH në Tiranë.

Drejtori për Europën i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, ka nisur vizitën në Shqipëri me takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilit i ka kërkuar që brenda vitit të përfundojë reforma zgjedhore, dhe me pjesëmarrjen e opozitës.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i qeverisë amerikane është shprehur i prerë në mbështetje të reformës në drejtësi dhe të institucioneve të reja të saj, përfshirë dhe Vettingun.

Njëherësh është zbardhur dhe axhenda e Kostelancik, i cili pas takimit me Gramoz Ruçin do të vijojë me takime të tjera.

Kështu, Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, takimin e dytë e zhvilloi me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 14:00, ndërsa pas tij në orën 15:30 zhvilloi një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Takimi i fundit i planifikuar në axhendën e zyrtarit të lartë të DASH, është ai me Kryeministrin Edi Rama, në orën 17:00 të pasdites.

Këto janë katër takimet zyrtare të planifikuara të Drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelancik, ku një rol të veçantë kanë zhvillimet politike në Shqipëri, reformat në vend, por dhe zhvillimet në rajonin e trazuar të Ballkanit.

Ndërkohë që nuk është parashikuar asnjë takim me Presidentin Ilir Meta, duke e shmangur atë.

Mësohet se qëllimi kryesor i vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, Kostelancik, në Tiranë është influenca në rritje ruse në Shqipëri, ku paratë ruse e mbështetja mediatike e hapur për politikanë të caktuar në Tiranë, e kanë shqetësuar partnerin tonë strategjik.

Shqetësimi i kahershëm i SHBA ka të bëjë me faktin se sipas dokumenteve të publikuara herë pas here në shtetin amerikan apo dhe në Shqipëri, janë të implikuar PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha, me akuzën se kanë përdorur financime ruse për të lobuar në SHBA.

Për këtë arsye në SHBA, në Skoci dhe në Shqipëri janë hapur hetime intensive, por shqetësimi amerikan ka të bëjë me faktin se, mos për shkak të përplasjeve politike në vend, ky hetim mund të mos marrë kahjen e duhur, madje në Shqipëri të pushohet fare.

Por influenca ruse në rritje në Shqipëri nuk lidhet vetëm me paratë e lobimit të Bashës në Uashington, pasi kjo është vetëm njëra anë e medaljes së politikës së inkriminuar shqiptare.

“Gishti” është vendosur pikërisht tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përpos lobimit në SHBA dhe ky me para ruse, është “marrë” në mbrojtje nga ambasada e Rusisë në Tiranë pak kohë më parë, kur kreu i shtetit nisi të sulmonte reformën në drejtësi, qeverinë amerikane si të njëanshme për zgjedhjet, “peshqit e mëdhenj” si dhe ka sulmuar Sorosin.

Meta madje në kulmin e zemërimit arriti deri atje sa të deklarone se nëse SHBA kërkon të bëjë votime dhe jo zgjedhje në Shqipëri më 30 qershor, le të shkojë në Korenë e Veriut, pasi në këtë vend ishte zot vetë ai.

Ndërsa “regnum.ru”, portal rus ky që menaxhohet nga zyrtarë të Kremlinit, ka pasqyruar çdo deklaratë të Ilir Metës kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe thirrjeve për destabilizim të vendit, prova këto të forta se Presidenti ynë i shërben fort Rusisë kundër Perëndimit.

Në “CV”-në e Metës që disponon Uashingtoni zyrtar përpos financimit të lobimit me para ruse, të deklaratave kundër SHBA dhe të pasqyruara në mediat afër Putin, është shënuar dhe rrjedhja e informacioneve sekrete nga Presidenca drejt Rusisë.

FBI dhe CIA amerikane kanë prova dhe fakte se sëbashku me informacionet sekrete të Aleancës drejt Rusisë përmes Metës, kanë “rrjedhur” dhe paratë e Likes dhe Monikes drejt bankave ruse për të qënë të sigurta në rastin e rrezikut të përballjes me drejtësinë.

Për të gjitha këto arsye Ilir Meta nuk është parashikuar në axhendën e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan, të paktën deri në orët e pasmesditës, duke treguar qartë se kreu i shtetit shqiptar është i padëshirueshëm për qeverinë amerikane. Pra llogaritet si palë me rusët.

Teksa pritet ndonjë reagim i Metës përmes zëdhënësit ndoshta, rikujtojmë se nga viti 2016, me ulje ngritje e veta, por me një intensifikim nga maji i këtij viti, Meta ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme SHBA-të, për “rolin negativ dhe të helmët ndaj Shqipërisë”./pamfleti

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne