SHBA-ja ka pranuar se sistemet raketore hipersonike Kinzhal të Rusisë janë unike

Revista ushtarake me bazë në SHBA The National Interest (NI) ka shkruar se sistemet raketore hipersonike Kinzhal të Rusisë janë unike në botë.

Editori i revistës, Dave Majumdar përmendi në artikullin e tij sistemet e raketave hipersonike, Kinzhal të prodhuara nga Rusia.

Majumdar u shpreh: “Askush në botë nuk ka raketa balistike që lëshohen nga ajri, prandaj Moska deklaron me të drejtë se nuk ka asnjë armë të ngjashme me Kinzhalin jashtë Rusisë.”

Shkrimtari i cili vuri në dukje se raketat Kinzhal u zhvilluan përmes infrastrukturës së raketave Iskender të cilat posedojnë aftësi për të ‘manovruar gjatë fluturimit dhe për të fluturuar mbi trajektore të paparashikueshme’, shtoi se këto veçori të këtyre raketave e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë parandalimin nga pala tjetër.

‘PËR HERË TË PARË DOLI ME 9 MAJ’

Presidenti rus Vladimir Putin foli për herë të parë për sistemet e raketave Kinzhal në fjalimin e tij në Parlamentin Federal në marsin e kaluar. Më pas, raketat për herë të parë u paraqitën në paradën ushtarake të bërë në Ditën e Fitorës me 9 maj në Sheshin e Kuq historik në Moskë.

Avioni ushtarak MiG-31 i prodhuar nga Rusia u optimizua për të bartur raketa të rënda, ndërsa shpetësia e lartë e avionëve është e përshtatshme për përhapjen e Kinzhalëve. Raketat që hidhen nga një lartësi prej më shumë se 10 kilometra, mund të tejkalojnë zonat e rrezikshme duke manovruar në sajë të sistemeve të komandave aerodinamike.

Raketa është e aftë të godas objektivat e rreth 2,000 kilometrave ku nuk mund të arrijnë sistemet e mbrojtjes ajrore të palës tjetër.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne