SHBA mbështet hapjen e portës së pesë kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Kelly Craft tha se mbështesin propozimin për hapjen e portës së pestë kufitare të Turqisë në lidhje me ndihmat përtej kufirit drejt Sirisë.

Në mbledhjen për shtyp të zhvilluar si kryetarja e radhës së muajit dhjetor të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ajo u shpreh në lidhje me vendimin e KS të OKB-së që mundëson ndihmat njerëzore përtej kufirit në Siri dhe që do të rinovohet në fund të këtij vitit.

“Gjatë 12 muajve të ardhshëm, do të mbështesim në mënyrë të fuqishme vendimin për ndihma. Ne mbështesim edhe propozimin për hapjen e portës së pestë kufitare të Turqisë. Kjo është thelbësore për krijimin e paqes për njerëzit në Siri”, tha Craft.

Vendimi që mundëson ndihmat njerëzore përtej kufirit në Siri skadon në fund të vitit dhe në mënyrë këto ndihma të vazhdojnë duhet që vendimi të zgjatet nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rusia dhe Kina, që vitin e kaluar nuk shihnin ngrohtë rinovimin e vendimit, nuk përdorën të drejtën për veto dhe përdorën votën e abstenimit, duke bërë që vendimi për ndihma të zgjatet edhe një vit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne