ShBA: Operacionet portuale në Greqi nuk janë ‘përqendrim’ ushtarak

“Ne rregullisht bëjmë operacione të tilla me vendet partnere dhe aleatët e NATO-s për të rritur ndërveprimin dhe forcuar marrëdhëniet dhe porti grek është një rrugë kryesore e hyrjes në vendet e Ballkanit dhe Evropës Jugore, ku do të zhvillohen nëntë stërvitje”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Eric Pahon në një deklaratë.

“Propaganda ruse pretendon se ShBA-ja po kryen një ‘grumbullim’ ushtarak në Greqi, këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe janë dizenjuar për të shkaktuar përçarje midis ShBA-së, Turqisë dhe Greqisë”, shtoi ai.

“Ne e kemi të qartë dhe jemi të vetëdijshëm se rusët kërkojnë të përdorin gënjeshtra dhe dezinformacione për të tronditur marrëdhëniet midis aleatëve dhe ne do të mbetemi vigjilentë për ti demaskuar këto gabime sa herë që ato do të shfaqen”, tha Pahon.

Ambasada e ShBA-së në Athinë javën e kaluar kishte njoftuar zbarkimin në Portin e Aleksandropolisit të 700 makinave dhe pajisjeve për stërvitjet verore të Forcave Tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurse Shefi i Shtabeve të Bashkuara të ushtrisë amerikane, gjenerali Joseph Dunford kishte thënë shtatorin e kaluar se Shtetet e Bashkuara (ShBA) po kërkonin të rrisnin praninë e tyre ushtarake në Greqi duke shtuar numrin e bazave tokësore dhe detare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne