SHBA: Rusia vazhdon të furnizojë me armë Grupin Wagner në Libi

Sipas ushtrisë amerikane, Rusia vazhdon të pozicionojë pajisje ushtarake në Libi përmes grupit rus privat Wagner, që punon si një përfaqësues i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Rusia vazhdon të luajë një rol jo të dobishëm në Libi duke shpërndarë furnizime dhe pajisje për Grupin Wagner. Imazhet vazhdojnë të demaskojnë mohimet e tyre të vazhdueshme”, tha gjenerali Bradford Gering i Brigadës së Korpusit Detar Amerikan, shef i operacioneve të komandës afriko-amerikane (AFRICOM).

Gering shtoi se lloji dhe vëllimi i pajisjeve tregon “qëllimin drejt aftësive të qëndrueshme të veprimit luftarak, jo lehtësimit humanitar, si dhe kjo tregon se Ministria ruse e Mbrojtjes po mbështet këto operacione”.

Pajisjet janë të afta të “kryejnë operacione kinetike dhe paraqesin rrezik për të gjithë civilët”.

AFRICOM po ashtu ndau dy imazhe të reja që përshkruajnë bashkëpunimin e armëve midis Rusisë dhe Grupit Wagner.

Fotografia e parë tregon forcat dhe pajisjet e Grupit Wagner në vijat e frontit të konfliktit në Sirte. E dyta tregon shrirjen e pajisjeve që i furnizohen këtij grupi rus me një aeroplan ngarkesash ushtarake ruse.

Fotografitë po ashtu tregojnë se kamionët e shërbimeve të Grupit Wagner dhe automjetet e blinduara ruse rezistente ndaj minave po ashtu janë të pranishme në Libi.

“Imazhet pasqyrojnë shtrirjen e gjerë të përfshirjes ruse. Ata vazhdojnë të kërkojnë të fitojnë terren në Libi “, tha Griger.

Deklarata e AFRICOM-it tha se Federata Ruse “vazhdon të shkelë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1970, duke siguruar në mënyrë aktive pajisje ushtarake dhe luftëtarë në vijat e frontit të konfliktit në Libi”.

Në muajin maj, AFRICOM raportoi se të paktën 14 avionë të tipit Mig-29 dhe Su-24 kanë fluturuar nga Rusia në Siri dhe më parë kishin siguruar prova fotografike se Grupi Wagner ka vendosur mina tokësore dhe pajisje të improvizuara shpërthyese në zonat civile brenda dhe rreth Tripolit.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat jolegjitime të Khalifa Haftarit kanë nisur sulme në kryeqytetin libian të Tripolit dhe në pjesë të tjera të Libisë veriperëndimore, si pasojë e të cilave jetën e kanë humbur mbi 1 mijë persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, qeveria libiane së fundmi ka arritur fitore të konsiderueshme, duke i larguar forcat e Haftarit nga Tripoli dhe qyteti strategjik Tarhuna.

Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga Haftar, i cili është mbështetur nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

OKB e ka njohur qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritetin legjitim të vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne