SHBA synon një koalicion ushtarak në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit

Shefi i ushtrisë amerikane, Jozeph Dunford, ka bërë të ditur se SHBA synon të krijojë një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të siguruar kalimin nëpër Gjirin Persik dhe Jemen, për shkak të sulmeve ndaj dy tankerave të naftës në muajin qershor për të cilat SHBA fajëson Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne tani jemi duke u angazhuar me disa vende për të parë nëse mund të krijojmë një koalicion që do të siguronte lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe në atë Bab al-Mandab (dy pika Lindja e Mesme për në Detin Arab)”, u tha gazetarëve Dunford.

Dunford theksoi se SHBA planifikon të identifikojë brenda dy javëve të ardhshme cilat kombe kanë një “vullnet politik” për të mbështetur këtë iniciativë, duke shtuar se do të “punojnë drejtpërdrejt me ushtarakët për të identifikuar aftësitë specifike”.

Siç tha ai, eskorta duhet të sigurohet nga vendet anëtare të koalicionit që fluturojnë me flamurin e njëjtë si anija që ka nevojë për mbrojtje, përderisa SHBA ofron “mbikëqyrjen kyçe të informimit dhe inteligjencës” për koordinim gjatë patrullimeve dhe ndërmjet anijeve.

Në muajin qershor, tensioni midis SHBA-ve dhe Iranin u përshkallëzua pasi dy tankera nafte u sulmuan në Ngushticën e Hormuzit. SHBA-të e konsideruan Iranin përgjegjës për sulmet dhe po ashtu i akuzuan ata për shkatërrimin e pajisjeve të lundrimit në ujërat, por të dy akuzat u mohuan nga Irani.

Disa ditë më vonë, Irani rrëzoi një dron amerikan duke pretenduar se kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit. SHBA-të pretenduan se droni kishte qenë mbi ujërat ndërkombëtare.

Tensionet në marrëdhëniet midis dy vendeve u rritën më tej nga viti 2018, kur SHBA-të u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshje bërthamore e Iranit e nënshkruar në vitin 2015, pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne