Bota

SHBA-të i kanë ofruar para dhe pajtim Hezbollahut nëse ndërpret rezistencën e tij ushtarake kundër Izraelit

Kreu i Hezbollahut sejid Hasan Nasrallahu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së presidentit amerikan George Bush i ri, kanë ofruar Lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollahut pajtim dhe para me kusht që Hezbollahu të ndërpres rezistencën e tij ushtarake kundër Izraelit.

Në fjalimin televiziv të mbajtur të dielën, Hasan Nasrallahu ka thënë se oferta të cilin e ka përpiluar ish nënpresidenti amerikan Dick Cheney, ka përfshirë edhe largimin e lëvizjes së rezistencës Hezbollahut nga lista ndërkombëtare e grupeve terroriste dhe themelimin e një fondi për rindërtimin e Libanit jugor.

Më tutje ka shtuar se oferta e amerikanëve është dorëzuar me ndërmjetësimin e George Naderit, biznesmenit kontrovers amerikan me prejardhje libaneze.” Mendojmë se ai ishte një gazetar libanez, por doli se ai ishte shtetas amerikan i cili ka sjell porosinë e Dick Cheneyit”, ka deklaruar Nasrallahu.

Lideri i Hezbollahut poashtu ka thënë se kushti i ofertës ishte që Lëvizja e tij të vejë bashkëpunimin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ndërpres rezistencën kundër Izraelit. Nasrallahu në fillim nuk e ka përmendur emrin e Naderit, por ka insistuar se identiteti i tij të zbulohet për të dëshmuar vërtetësinë e pretendimeve të t’ia.

“Me zbulimin e emrit të tij dua të jap kredibiletetin deklaratës sime pasi që në të gjitha skandale dhe hetime të cilat po zhvillohen këtyre ditëve në Amerikë emri i tij citohet në media në kontest të ngjarjeve në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me amerikanët dhe presidentit Donald Trump. “Ai është gazetari amerikan me prejardhje libaneze i cili jeton në Amerikë, quhet George Neder”, ka thënë lideri i Hezbollahut sejid Hasan Nasrallahu.

George Nader, këshilltar i trashëgimtarit të Abu Dabit, princit Muhamed bin Zajed al Nahjan, u gjind në qendër të skandaleve mediatike pas raportit se është përpjekur të blejë ndikimin mbi Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së presidentit të tanishëm aktual amerikan, Donald Trumpit, që të promovojë politikën e jashtme të emirateve, sidomos pas krizës në Gjirin Persik.

George Naderin, të cilin e kanë marrë në pyetje hetuesit amerikan në kuadër të hetimit të këshilltarit special amerikan Robert Mueller, në dhjetor të vitit 2016 ka marr pjesë në takimin e bin Zajedit me këshilltarët e Donald Trumpit Steven Bannon dhe Jared Kushner.

Burimi : Al Jazeera/ ML