ShBA zvogëlon në 18.000 numrin e refugjatëve për 2020

Qeveria amerikane planifikon të ulë numrin e refugjatëve që do të pranojë për vitin fiskal 2020.

Sipas programit të refugjatëve për vitin 2020 që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë dorëzuar Kongresit, planifikohet që ShBA-ja vitin e ardhshëm t’u njohë të drejtën e rivendosjes në vend vetëm 18 mijë refugjatëve.

Kjo shifër përbën numrin më të ulët që është parë në historinë e programit modern të refugjatëve në ShBA.

Gjithashtu sipas një dekreti të publikuar nga Presidenti Donald Trump, administrata amerikane do të marrë miratimin e autoriteteve të shteteve dhe atyre lokale për rivendosjen e refugjatëve.

Në vitin 2016, i cili ishte viti i fundit i mandatit të ish-presidentit Barack Obama, kuota e refugjatëve të ShBA-ve ishte 110 mijë, ndërsa administrata e Trumpit e uli këtë numër deri në 30 mijë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne