Opinion

Shembja e iluzioneve të ISIS-it

nga Fikret Karčić

Mediat lajmëruan se ka ra edhe fshati i fundit në lindje të Sirisë të cilët e mbanin akoma pjesëtarët e ISIS-it. Mbesin vetëm grupet të cilët janë strehuar në krahinën e Idlibit, e cila është shpallur”zona e deeskalimit”. Luftëtarët të shumtë të zënë robër të kësaj organizate territoriale terroriste janë nëpër burgjet, ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre në kampe.

Gjersa këso ngjarje po zhvillohen në territorin e dikurshëm të “kalifatit” të vetëshpallur, në Ballkan, në shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjasin diskutimet se çfarë duhet të bëhet me ish pjesëtarët e ISIS-it dhe familjet e tyre të cilët tani duan të kthehen në vendet nga të cilët kanë ardhur dhe ndaj cilëve i kanë shpall luftë.

Nuk duhet përkujtuar se qindra qytetar nga rajonet e cekura kanë braktisur shtetet, shtetësitë e të cilëve mbanin, kanë bërë”hixhret” në territorin të cilin e ka kontrolluar ISIS-i, kanë dhënë deklaratën e lojalitetit kalifit të vetëshpallur, kanë kryer propagandë të fuqishme në emër të kësaj organizate terroriste , kanë luftuar me armë në dorë për qëllimet e tyre, publikisht kanë heq dorë nga shtetësia e tyre përkatëse, kanë shqyer pasaportat e tyre, kanë dërguar porositë kërcënuese myslimanëve në shtetet nga të cilët vinin dhe udhëheqësit e tyre i shpallnin si qafira(jobesimtar) etj. Tani kur erdhi gjer te rrënja e ISIS-it, janë shembur iluzionet e tyre për utopinë e supozuar dhe tani luftëtarët të mbijetuar të ISIS-it dhe familjet e tyre dëshirojnë të kthehen në Perëndimin e “neveritshëm”.Çfarë të bëhet?

Në opinionin e shteteve prej të cilëve kanë shkuar luftëtarët e ISIS-it janë shfaqur përgjigje të ndryshme në pyetjen se çfarë duhet bërë. Kjo është përmbledhje e qëndrimeve të tyre. Sipas disave, ish luftëtarëve dhe përkrahësve të ISIS-it do të duhej lejuar të kthehen në shtetet, shtetasit e të cilëve janë dhe aty të përballen me pasoja juridike për veprat e tyre. Në ato shtete janë të dënueshme veprat e përkatësive organizatave terroriste apo pjesëmarrja në formacionet e huaja të armatosura. Le të vendosin gjyqet për veprat e tyre të kryera.

Të tjerët thonë se asnjë shtetas i ndonjë shteti, i cili formalisht nuk ka hjek dorë nga shtetësia, nuk mund të ndalohet të hyjë në atë shtet. Shteti nuk është i obliguar të ndihmojë kthimin në territorin e vet, por në rast se paraqitet në vendkalimet kufitare të sajë, duhet lejuar të hyjë në shtetin e vet dhe të përballet me sistemin e drejtësisë. Tjerët, posaçërisht viktimat e sulmeve terroriste , thonë se çdo lidhje e ISIS-in është e pafalshme. Ata janë të helmuar me një ideologji të keqe, nuk ka siguri se do të vjen te deradikalizimi i tyre, vet ata kanë vendos, ata edhe më tutje paraqesin rrezikun e sigurisë.

Disa të tjerë thonë se persona të rinj, sikur që ishin femrat e reja të cilët janë martuar për luftëtarët e ISIS-it, kanë qenë të reja, naive dhe me tru të shpërlarë. Ndaj tyre nuk duhet të jenë hakmarrës, pasi që kjo është shenjë e shoqërive të dobëta. Duhet lejuar atyre të kthehen në shtetet në të cilët kanë lindur, janë rritur dhe të deradikalizohen. Për më tepër kjo arsye humanitare ka të bëjë me fëmijët të cilët kanë lindur nga martesat e tilla.

Këto janë qëndrimet të cilët theksohen në opinion. Shtetet në bazë të rregullave të tyre juridike, vlerësimet e arsyeve të sigurisë, dhe arsyet e humanitetit do të sjellin vendimet. Megjithatë, ajo që mbetet pas disfatës ushtarake të ISIS-it, është trashëgimia e tyre, ky grup përveç krimeve të rënda, ka kryer komprometimin e termeve kyçe islame sikurse që janë kalifati, xhihadi, hixhra, etj. Pasojat e manipulimit ideologjik do të ndiejnë për kohë të gjatë myslimanët.

Në krejt këtë rrëfim duhet theksuar edhe përgjegjësin e atyre të cilët me agjitimin e tyre kanë sjell gjer te radikalizmi i njerëzve të shumtë të rinj të cilët janë drejtuar kah territori i ISIS-it. Tani atyre nuk ka kush të ndihmojë që të kthehen në atdheun të cilën vet ata kanë hjek dorë. Ashtu që në fund, shtetet e tyre të origjinës, të udhëhequra me standardet e larte të drejtave njerëzore duhet t’i pranojnë dhe të punojnë në rehabilitimin e tyre.

Atyre të cilët kanë vendosur që lehtë të ndërprenë lidhjet me shtetin e tyre, të shqyejnë dokumentet e tyre dhe të shpallin banorët e tyre si armiq dhe hipokrit koha veç e ju ka dhënë leksionin: në epokën e tanishme të shteteve nacionale gjëja më e rëndë është të jesh person pa shtetësi. Ata janë të harruar nga të gjithë dhe të braktisur prej të gjithëve. Fatin e tyre duhet të kujtohet çdo herë kur dikush për shkak të ndotjes së ajrit gjatë dimrit në Sarajeve ose vonesës së tramvajit fillon të shajë shtetin. Rëndësia e saj kuptohet vetëm atëherë kur të humbet.

Burimi : Preporod / ML

OPINIONE