Shënohet tërmeti i parë për vitin 2020. Mësoni magnitudën dhe epiqendrën

Edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve janë regjistruar lëkundje tërmeti.

Sipas faqes evropiane EMSC, lëkundjet janë regjistruar në Detin Adriatik rreth orë 03:53 minuta, thuajse i njëjti orar kur ra tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 50 viktima.

Magnituda e tërmetit të mëngjesit të sotëm ishte prej 4.2 me thellësi rreth 10 km, me largësi rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit.

Lëkundje të tilla njihen si paslëkundje të tërmetit të madh dhe sipas sizmologëve pritet të zgjasin me javë por pa pasoja.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne