Sherr i madh në emision/ Ahmetaj ulërin në telefon, Bardhi: Nuk do t’i gëzosh lekët, do t’i kthesh kokërr më kokërr!

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili  është denoncuar në SPAK nga PD, si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion”, për të shpjeguar përse ndodhej me Mirel Mërtirin në makinë, kur u aksidentua në Maqedoni.

Ahmetaj bëri sherr me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe u shpreh se ai udhëton në makinë me qindra biznesmenë, specifikisht ai tha se ka udhëtuar me “500 biznesmenë”.

Ish ministri, ishte mjaft i tensionuar gjatë ndërhyrjes, duke shkëmbyer replika të ashpra me përfaqësues të PD-së, deri në ofendime.

Pjesë nga biseda:

Arben Ahmetaj: Janë dy investime publike, Elbasani dhe Fieri, janë pronë e shtetit. Në procedurë, që nuk e cilësojnë, vendimi për shpallje emergjence, që ata të dy nuk e përmendin, është emergjencë që e kanë lënë ata. Pusho! Pusho se do të nxjerr ndonjë gjë (i drejtohet Gazment Bardhit). Pusho se do të them ndonjë epitet, do të nxjerr bojën.

Gazment Bardhi: Ti je me bojë të nxjerrë, se je hajdut ore!

Arben Ahmetaj: Ik atje edhe kujto erën e plehrave që ke lënë.

Gazment Bardhi: Që ka lënë Qazim Sejdini, kryetari jot i bashkisë.

Arben Ahmetaj: Ministria e Financave, meqë bëjnë si jurista, të lexojnë pak nenin 42, merret me qëndrueshmëri fiskale. Fizibilitetin e bën autoriteti kontraktor dhe vet krijon një komision ndërministror që del në konkluzion.

Enkelejd Alibeaj: Hajde trego cfarë lidhje ke me këtë. Hajde! (tregon fotografinë e makinës së aksidentuar).

Arben Ahmetaj: Hajd se ty do të kujtoj kazmën…

Enkelejd Alibeja: Ty te tregoj Hermesin unë!

Ahmetaj: Gjithë ai komision del në konkluzion dhe autoriteti kontraktor, ministria e ambientit ka marrë vendimin e duhur. Kam qenë në makinë me të paktën 500 biznesmenë.

Enkelejd Alibeaj: I jep 500 milionë?!

Arben Ahmetaj: Me Blendi Fevziun, me Salillarin, me Gent Sulën, me Avni Ponarin. Personi që përmendni nuk është kontraktor. Unë nuk bëj procedurë. Pusho se ja shpife gjithë dynjasë.

Bardhi: Ti ja ke shpifur dynjasë me lekët që ke marrë, por nuk do t’i gëzosh, do t’i kthesh kokërr më kokërr!/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne