“Open Spending Albania” ka publikuar shifrat e pasurisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së saj Ajola Xoxës, përgjatë viteve 2013-2016.
Përgjatë vitit 2016, TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE/PRIVATE janë si më poshtë:
-Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare:
Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.
2) Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.
3) Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.
Të ardhura të tjera:
1) Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.
2) Gjendje llogarisë bankare, 1 025 euro.
3) Gjendje llogarisë bankare, 5 308 euro.
4) Gjendje llogarisë bankare, 8 295 dollarë .
5) Detyrime të papaguara në vlerën 5 815 846 lekë për kredi bankare disbursuar më 31.08.2015 me principal 6 100 000 lekë dhe afat shlyerje 180 muaj.
6) Bashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.
7) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.
8) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1 948 euro.
9) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 13 273 lekë.
10) Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.
11) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 37 829 euro.
12) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 574 lekë.
NDËRSA SHPENZIMET E DEKLARUESHME GJATË 2016-S JANË:
Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 Lekë.
Shih deklaratën e Pasurisë ndër vite të Erion Veliajt dhe bashkëshortres Ajola Xoxa në “Open Spending Albania”.