Shkarkohet nga puna burri katolik i zv. Ministres së Brendshme

Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda.

Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale.

Për Manastirliun reagimi është i patolerueshëm dhe ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.

Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë” shkruan ajo.  Aurel Voda një lajm të publikuar nga një faqe online, ku kreu i LZHK-së Shehi shprehej se nëse nuk hapen negociatat, PD-ja do të niste protestat komentonte “Na plasi ka*i” dhe kjo i ka kushtuar vendin e punës.

 

Komenti i Aurel Vodes qe i kushtoi vendin e punes

/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne