Shkrihen akujt, Kim Jong fton për vizitë presidentin e Koresë së Jugut

Kim Jong ka ftuar presidentin e Koresë së Jugut të vizitojë Veriun, në atë që mund të konsiderohet si takimi i parë mes udhëheqësve nga të dy Koretë që prej vitit 2007.

Ftesa iu dërgua nga motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yo Jong, e cila ndodhet në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore.

28-vjecarja është pjesa kryesore e delegacionit të Veriut, pjesëmarrës në këtë event.

Ndërkohë që një hap i rëndësishëm pritet të jetë takimi mes presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae, me delegacionin e Veriut, c’ka i hap rrugë ngritjes së bisedimeve në një nivel më të lartë në muajt në vijim.

Ndoshta duke i paraprirë edhe takimit mes dy udhëheqësve për të zgjidhur pse jo edhe shqetësimin e programit bërthamor të Veriut.

Motra e Kim Jong është anëtarja e parë e familjes Kim, që kalon kufirin që prej luftës koerane në vitin 1953

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne