Bota

Shkrimtarja e New York Times ashpër kritikon abuzimet izraelite në Palestinë

Në artikullin e titulluar “Koha për të thyer heshtjen mbi Palestinën”, avokatja dhe mbrojtësja e të drejtave civile, Michele Alexander, kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të flasë me guxim kundër “padrejtësisë madhore të kohës sonë”

Një artikull në New York Times i shkruar nga Michele Alexander dhe i botuar të dielën ka kritikuar politikat izraelite kundër Palestinës, transmeton Anadolu Agency.

Në artikullin e titulluar “Koha për të thyer heshtjen mbi Palestinën”, avokatja dhe mbrojtësja e të drejtave civile, Alexander, kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të flasë me guxim kundër “padrejtësisë madhore të kohës sonë”, ashtu si bëri Martin Luther King Jr. kundër luftës në Vietnam.

Martin Luther King Jr. ishte një ministër dhe aktivist baptist amerikan, i cili u bë zëdhënësi më i zëshëm dhe udhëheqësi në lëvizjen e të drejtave civile që nga viti 1954 deri në vrasjen e tij në vitin 1968.

“…kështu që, nëse ne jemi për të nderuar mesazhin e Martin Luther King Jr. dhe jo vetëm njeriun, ne duhet të dënojmë veprimet e Izraelit: shkelje të pandërprera të të drejtës ndërkombëtare, vazhdon pushtimi i Bregut Perëndimor, Kudsit Lindor dhe Gazës, rrëzimi i shtëpive dhe konfiskimet e tokës”, shkruan Alexander.

“Ne duhet të bërtasim për trajtimin e palestinezëve në pikat e kontrollit, për bastisjet e zakonshme të shtëpive të tyre dhe kufizimet mbi lëvizjet e tyre, si dhe për aksesin e rreptë të kufizuar në strehim të përshtatshëm, në shkolla, ushqim, spitale e ujë, që shumë prej tyre përballen”, thekson Alexander në gazetën prestigjioze amerikane.

Siç bën të ditur New York Times, Alexander u bashkua me gazetën në vitin 2018, ndërsa ajo ka shërbyer si profesoreshë në disa universitete, duke përfshirë Fakultetin e Drejtësisë së Stanford-it, ku ajo ishte një profesoreshë e asociuar e ligjit dhe drejtuese e Klinikave të të Drejtave Civile.

OPINIONE