Shkulet kalldrëmi historik i Gjirokastrës, a do të reagojë UNESCO për dëmtimin e trashëgimisë osmane?

Sipas projektit të qeverisë, do të shkulet i gjithë kalldrëmi që është në rrugicat e pjesës historike të qytetit të Gjirokastrës e njohur si “Qafa e pazarit”. Pllakat po shkulen për t’i hapur rrugë restarurimit të të gjitha rrugiace. Qytetarët shprehen kundër këtij projekti, pasi sipas tyre dëmton hisotrinë e qytetit.
Featured image of article: Shkulet kalldrëmi historik i Gjirokastrës, a do të reagojë UNESCO për dëmtimin e trashëgimisë kulturore? (VD) Qyteti i Gjirokastrës dhe shkulja e pllakave

Përditësuar: GJIROKASTËR- Qyteti i gurtë i Ismail Kadaresë, po përjeton një ndryshim shumë të madh në pjesën e tij historike. Një projekt i ideuar nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Kulturës po zbatohet në pjesën e tij më të rëndësishme, në “Qafën e pazarit”.

Sipas informacioneve të Dosja.al, ky projekt është mbështetur financiarisht dhe nga Banka Botërore dhe është në kuadër të rehabilitimit të qendrës historike të qytetit të gurtë. Më tej burimet kanë treguar për Dosja.al se do të shkulen të gjitha pllakat e gurta që janë në rrugicat e pjesës historike e njohur si “Qafa e pazarit”, të cilat do të vendosen sërish. Por siç shihet dhe në video pllakat e kalldrëmta po shkulen në një mënyrë që i dëmton ato dhe mund të shkatojë dhe dëme të pariparushme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0Nz2HxaoxTo]

Por shkulja dhe vendosja e kalldrëmit, që është monument kulture, nuk bëhet për zëvendësimin e tij nëse ato është i dëmtuar, por për ta rikompozuar atë. Të njëjtat burime thanë se i gjithë kalldrëmi do të shkulet, për të hequr pllakat e bardha dhe rivendosja e tyre do të jetë një ngjyrëshe, do të rinvendosen vetëm pllakat e errëta, duke dëmtuar dhe mozaikun e rrugicave të Gjirokastrës.

Qytetarët janë shprehur kundër këtij projekti, pasi sipas tyre edhe pse projekti ka kohë që është miratuar ata nuk janë lajmëruar, por dhe dëmton historinë e qytetit.

Por Gjirokastra që prej vitit 2005 është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO dhe për këtë shkak ndërhyrjet restauruese në të kanë qenë shumë të pakta dhe janë bërë pas procedurave shumë të gjata.

Qyteti i Kadaresë, u bë pjesë e UNESCO për vlerat e rralla që ka qyteti i vjetër dhe ishte një shembull i qyteteve tregtare të stilit otoman. Por ndërhyrja e fundit, ku pllakat po shkulen pa kriter dhe në një mënyrë që po i dëmton ato, duket se po dëmton dhe trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.

Duke qenë se qyteti jugor i Shqipërisë është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, a do të kemi një reagim zyrtar nga ky institucion ndërkombëtar, i cili i mbron këto vlera të rralla të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore?/ (A.B. Dosja.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne