Shkullaku: E gjithë struktura e Policisë së Shtetit e implikuar në trafik, kryeministri të mbajë përgjegjësi

Një kryeministër i një vendi normal nuk mund të drejtojë një shtet për katër vite me një strukturë kriminale të organizuar.

Gazetari Armand Shkullaku, tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se një vend normal i botës do të alarmohej me një gjëndje të tillë kriminalizimi në strukturat e Policisë së Shtetit.

Shkullaku është e pamundur që gjithë ato para që janë prodhuar nga trafiku i kanabisit në vendin tonë, të mos kenë shkuar atje lart.

Sipas tij, kryeministri është zgjedhur nga populli për të mbajtur përgjegjësi dhe për të reaguar në lidhje me një situatë të tillë.

Kryeministri nuk është aty për të bërë moral, por për të mbajtur përgjegjësi”,-tha Shkullaku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne