Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë: Deklarata e Gent Cakaj e papranueshme

Njoftim për shtyp:

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhje për deklaratën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhënë gjatë takimit me Ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva në Sofje.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë e konsideron të papërshtatshme deklaratën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj se “pakica etnike bullgare në Shqipëri shërben si urë lidhëse midis dy popujve”, duke aluduar se në Shqipëri jeton pakicë bullgare. Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i kujton z. Gent Cakaj se në Shqipëri dhe në rajonet ku jeton komuniteti maqedonas dhe ku Bullgaria kërkon bullagar, deri më tani zyrtarisht nuk ka asnjë “bullgar”, dhe se është e pasaktë që Ministri i Shqipërisë të poshtërojë dhe nënvlerësojë Maqedonasit duke i quajtur qëllimisht “bullgar”. Është e qartë se, në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Tiranës, shpikja e bullgarëve në Shqipëri u bë me shantazhe për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për faktin se deri në vitin 2017, në asnjë regjistrim zyrtar ose dokument të Shqipërisë nuk kishte dhe nuk ka bullgarë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë e konsideron të papranueshme që një zyrtar i lartë i shtetit, si Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, të abuzojë me pozitën e tij për të nënvlerësuar maqedonasit në Shqipëri, nga kush dhe partia e tij, në çdo zgjedhje kërkon vota. Gjithashtu, Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë dënon ashpër abuzimin e fuqisë së vetos së Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i cili detyroi Parlamentin në Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të miratuar në 2017, përveç Maqedonasve, Grekëve, Vllehët, Romët, Malazezët, Serbët, Egjiptianët dhe Boshnjakët, të përfshi dhe “pakicën bullgare” inekzistente. Sigurisht, ky akt shantazh i Bullgarisë i referohej pozitës së njohur të Sofjes se Maqedonas në Shqipëri janë “Bullgar”.

Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë nuk e konteston asistencën që Bullgaria i jep Shqipërisë përmes fondeve të saj dhe fondeve të Bashkimit Evropian, por proteston me forcë sepse Sofja e bën në zonat ku jetojnë maqedonasit dhe i paraqet projektet si ndihmë për “Minoriteti Bullgar” në Shqipëri, bashkitë dhe fshatrat ku jetojnë maqedonasit i quhan si “fshatra dhe komuna Bullgare në Shqipëri”. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon misionin e shkombëtarizimit që bën Fondacioni “Kujtesa Bullgare” e Milen Vrabeski midis maqedonasve në Shqipëri, në përpjekje për shkombëtarizimin e tyre në “bullgar”.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë proteston kundër abuzimit me shantazh në formularët për lëshimin e pasaportës bullgare ku qytetarët shqipëtar duhet të shkruajnë se paraardhësit e tyre ishin bullgarë. Pasaporta e shtetit bullgar për qytetarët shqipëtar dhe për komunitetin maqedonasit në Shqipëri është vetëm një biletë për të dalë nga varfëria dhe jeta e mjerueshme në Shqipëri. Pikërisht atë, Bullgaria e përdor përmes anëtarësimit të saj në BE për të paraqitur numrin e pasaportave të lëshuara në Shqipëri si pasaporta për shtetasit e saj, por edhe për të bërë falsifikime se maqedonasit në Shqipëri janë bullgarë. Me deklaratën e fundit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ai ofendoi pakicën maqedonase në Shqipëri dhe tha një gënjeshtër historike për ekzistencën e bullgarëve në Shqipëri.

Duke marrë parasysh që Bashkimi Evropian e deklaron veten si një bashkim demokratik i shteteve, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga institucionet evropiane që të urdhërojnë autoritetet bullgare të zbatojnë atë që ata kërkojnë nga Shqipëria në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari. Dhe për një fillim, njohja e të drejtave themelore të njeriut të maqedonasve në Bullgari, të drejta që vlejnë për çdo person në botë. Nga e njëjta praktikë, sipas Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, duhet të zbatohet për Greqinë, e cila në shekullin 21 refuzon të zbatojë rregullat e përgjithshme për trajtimin e pakicave në territorin e saj.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj
/gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne