Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Parlamentit, humb mandatin e deputetit për 39 vota

Për 39 vota Idrizi nuk arriti të kalojë pragun e 3%, dhe pretendon se votat e PDIU-së janë tjetërsuar

Nëse ajo do të ankimojë rezultatin e këtij qarku, certifikimi i zgjedhjeve do të kërkojë kohë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë vendim për mandatin e Shpëtim Idrizit në Qarkun e Tiranës”.
Kështu u shpreh kreu i KQZ, Klement Zguri, i ftuar në studion e Report Tv. Ai theksoi se vendimi do të merret pas ankimimit nga kjo forcë politike.

“PDIU penalizohet nga një numër i pakët votash. Kërkesa e tyre kishte të bënte me tabelat origjinale të rezultatit dhe ne kemi verifikuar rezultatet e çdo tabele origjinale të Qarkut të Tiranës. Tirana kishte një sensibilitet dhe e bën për këtë në respekt të kërkesës së PDIU.

Në një farë mënyre unë jam gjyqtar në këtë garë, por ne kemi parë vetëm shifrat në tabelat origjinale. Kjo ka qenë detyra jonë dhe këtë e kemi bërë më së miri. Kemi gjetur parregullsi dhe i kemi reflektuar në tabelën përmbledhëse. Tabela përmbledhëse për rezultatet e Qarkut të Tiranës është korrigjuar bashkë me rregullimet. KQZ është e hapur për çdo ankimim të partive apo edhe të partisë në fjalë.

PDIU do sjellë pretendimet, kërkesën ankimore dhe KQZ ka të gjithë vullnetin për të zhvilluar një proces ankimor, të lirë, të ndershëm dhe transparent”, u shpreh Zguri.

Deri më tani, e vetmja parti që është shprehur se do të ankimojë rezultatin, është PDIU-ja, e cila nuk arriti që në qarkun e Tiranës të nxjerrë deputet kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne