Shpëtohen 71 migrantë në Libi, kishin si destinacion Europën

Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane.

Mjeti i lundrimit u kap në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms. Migrantët, nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, u dërguan nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare.

Ky fakt është bërë i ditur dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter. Libia viteve të fundit është bërë rrugë tranziti për migrantët – shumica nga Afrika – që duan të arrijnë përmes detit në Evropë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne