Shqipëri – Pas 70 viteve diplomohen 13 hafëzë përmes ndihmës së institucioneve turke

Në ambientet e xhamisë së Parrucës në qendër të Shkodrës, në një atmosferërë festive dhe shpirtërore u diplomuan 13 hafëzët e parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, qendër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul” në Shkodër me mbështetjen e fondacionit “Hüdayi” në Stamboll.
Ceremonia e diplomimit u organizua nga Myftinia Shkodër dhe shoqata “Istanbul”. Ipranishëm ishte dijetari dhe hoxha nga Turqia, Osman Nuri Topb, njëkohësisht “Qytetar Nderi” i Shkodrës. i cili në ligjëratën e tij tha se Kur’ani është vepra që Allahu i ka dërguar njerëzimit për udhëzim.
“Uroj me shpirt dhe me zemër që kjo ditë të jetë rikthim i ditëve të mëparshme të Shqipërisë, i atyre ditëve që lidhen me gjallërimin e Kur’anit, gjallërimin e zemrës dhe popullit. Kur’ani është libër që zbukuron të vërtetën mbi vdekjen, është ushqim për shpirtin, është burim energjie për shpirtin. Kur’ani për të gjitha shtresat e njerëzimit është udhëzues për formimin e individit të përsosur. Kur lexohen ajetet e Kur’anit nga thellësia kuptimore e tyre do të shtohet besimi në zemrën e besimtarit dhe kështu besimtari në kushtet e kësaj botë që ndryshojnë çdo ditë do të bëhet i suksesshëm në provimin e kësaj bote”.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni mashe shtore, përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Tiranë, hafëzë të njohur të Kur’anit, hoxhallarë, besimtarë të ardhur edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare islame nga Turqia, Kosova, Mali i Zi, etj., që kishin tejmbushur xhaminë e Parrucës.

Përshëndeti të pranishmit edhe Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, i cili ndër të tjera theksoi se me hapjen e kësaj qendre për memorizimin e Kur’anit Famëlartë hapet një epokë e re për të mirën e Shkodrës dhe Shqipërisë
Kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj me cilësinë edhe të drejtorit të qendrës përshëndeti të pranishmit dhe tha në fjalën e tij se teksa kanë kaluar vetëm dy vite nga hapja e Qendrës për Memorizimin e Kur’anit: “Jemi mbledhur në këtë vend të begatë për të marrë pjesë në emocionin e ceremonisë së diplomimit të 13 hafëzëve të pare të kësaj qendre.Vendit tonë të shtrenjtë i shtohen 13 mbartës të Kur’anit, fjalës më të ndershme dhe më të vlefshme në botë, fjalës së Allahut xh.sh. duke u bërë burimshprese dhe mirësie për të gjithë shoqërinë tonë. Ishte dëshira e hoxhës së nderuar Osman Nuri Topbaş që amaneti i përcjelljes së mesazhit kuranor të gjallërohet përsëri në trojet tona duke risjellë traditën e bukur të të parëve tanë e duke i falë dritë nga nuri i Kuranit Shkodrës, por jo vetëm”.
Ceremonia u mbyll me zërin e bukur të hafëzëve të rinj, të cilët emocionuan të pranishmit me këndimin e pjesëve nga Kur’ani Famëlartë.

Ndërkaq, 13 hafëzët e diplomuar janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga trojet e tjera shqiptare, ku më i madhi prej tyre është 24 vjeç, ndërsa më i riu është në moshën 13-vjeçare. Përmendim se në vend të parë prej këtyre hafëzëve ka dalë Bünjamin Topçuoglu.

Qendra për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë në Shkodër, e cila administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit “Hüdayi” në Stamboll, është hapur në vitin 2017 dhe është e para në Shqipëri pas përmbysjes së sistemit famëkeq të komunizmit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne