Shqipëria eksporton “agronomë” kanabisi edhe në Spanjë

Nga GJERGJI THANASI

Gjatë 6 viteve të fundit me zhvillimin e jashtëzakonshëm tëdegës së bujqësisë shqiptare, që merret me kultivim, përpunim-eksportim të kanabisit, normalisht që u formua edhe një sasi jo e vogël specialistësh të këtij sektori. Tashmë njëlloj si Kuba, qëeksporton në vendet e Amerikës Latine dhe të Afrikës mjekë, inxhinjerë, mësues etj, ne po eksportojmë cep më cep të Europës“agronomë” kanabisi.

Këto 4-5 vitet e fundit, me dhjetra shqiptarë janë arrestuar nëAngli, ndërsa kultivonin kanabis në sera e në ambjente tëmbyllura. Në Holandë e në Belgjikë janë një dyzinë shqiptarështë arrestuar për kultivim kanabisi vetëm gjatë vitit 2018 dhe nëvazhdim të vitit 2019. Në Itali shqiptarët janë arrestuar duke kultivuar kanabis në ambjente të mbyllura, por me raste edhe nëterrene të hapura, jo vetëm në veri, por edhe në zonën e RexhioKalabrisë në jug të Italisë. Punësimi i shqiptarëve nga Ndrangetapër të kultivuar kanabis në zonën e Malit Aspromonte ështëtregues i profesionalizmit të të lartë të bashkëatdhetarëve tanëpërsa i përket kujdesit për bimën e kanabisit.

Më së fundi edhe Roja Civile (policia) spanjolle arrestoi njëshqiptar 32 vjecar, që po mbathte me pleh organik një plantacionprej 2427 bimësh kanabisi të varitetit të quajtur vietnamez me cikël të shkurtër vegjetativ. Bimët ishin mbjellë afër RezervuaritSanta Anna në Bashkinë e Noguera-s (Rajoni Autonom iKatalonjës). Për më shumë në linkun:

https://www.lavanguardia.com/local/lleida/20190710/463405469697/localizan-plantacion-marihuana-oculta-zona-forestal-embalse-santa-anna.html Kultivimi i kanabisit në Spanjë inënshtrohet konkurencës së fortë të kanabisit të importuar nga Maroku me det e me ajër, ku pilotët tanë kanë dhënë dhe japinnjë kontribut jo të vogël në transportin me helikopterë tip multirol dhe me avionë ultra të lehtë. Është profesionalizmi inarkotrafikantëve dhe narkokultivatorëve shqiptarë, që arrijnë të konkurojnë kanabisin maroken në Spanjë, qoftë me kanabisshqiptar prodhuar në zonën e Lumit të Vlorës apo në Cudhi tëKrujës, qoftë edhe duke e kultivuar atë në tokën spanjolle.

Nuk do as mend as kalem, që një eksport i tillë “agronomësh” kanabisi nuk do të ishte i mundur pa 6 vjet qeverisje të Skënderbeut të ministres Spiropali./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne