Shqipëria heq vizat për turistët rusë

 

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka njoftuar shtetasit rusë se ata mund ta vizitojnë Shqipërinë këtë vit lehtësisht, pasi përfitojnë nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave.

Ambasada ruse ka njoftuar në rrjetet sociale se “është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 471, datë 30 maj 2017, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne