Shqipëria inauguroi stadiumin e ri, por humbi sfidën me Francën

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e ri në Tiranë “Air Albania Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Kombëtares së Francës.

Golat për ekipin francez u shënuan nga Corentin Tolisso në minutën e 9-të dhe Antoine Griezmann në minutën e 30-të, ndërsa nuk munguan rastet për gol nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë, mijëra tifozë kuqezi mbështetën Kombëtaren e Shqipërisë brenda stadiumit, por edhe jashtë tij.

Shqipëria ishte pjesë e Grupit H në kuadër të këtyre eliminatoreve së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Inaugurohet stadiumi i ri në Tiranë

Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë do të mbajë emrin “Air Albania” të kompanisë shqiptare të fluturimeve.

Kujtojmë se kompania kombëtare e fluturimeve e Shqipërisë, “Air Albania”, është krijuar në partneritet me “Turkish Airlines” (THY).

Para ndeshjes u zhvillua ceremonia zyrtare e inaugurimit të stadiumit të ri, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. (Anadolu Agency-AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne