Shqipëria sërish e izoluar/ BE mbyll edhe për dy javë kufijtë për ne

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta ame të cilat Bashkimi Europian rihap kufijtë e jashtëm.

“Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë” njoftoi korespondentja nga Brukseli Erisa Zyka.

Sipas saj ky informacion vjen pas takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm tê Bashkimit Europian.

Kjo listë ka të bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, i është shtuar Australia dhe Kina./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne