Shqiptarët i luten Edi Ramës që ti marri dhe mbroje në atdhe sikur Rama strehon 7000 muxhahedinë

Në kohën kur fëmijët shqiptarë vuajnë në kampin e Sirisë pasi nuk kanë mbështetjen nga qeveria shqiptare, muxhahedinët iranian kanë gjetur rehati dhe po bëjnë ligjin në vendin tonë.

Bëhet fjalë për dy fëmijët shqiptarë dy fëmijëve Eva dhe Endrit Dumanit.

Report TV ka zbardhur letrën e familjarëve të dy fëmijëve Eva dhe Endrit Dumanit të cilët janë të bllokuar prej 6 vitesh në kampet në Siri.

Nëna, Mide Dumani dhe Xhetan Ndregjoni, daja i fëmijëve i janë drejtuar kryeministrit Rama me një letër duke i kërkuar riatdhesimin e tyre nga kampi Al-Hol.

Babai i fëmijëve i mori ata 6 vite më parë dhe u largua në Siri ku më pas ai ndërroi jetë gjatë luftimeve. Një përpjekje për të sjellë fëmijët në Shqipëri bëri dhe gjyshja e tyre, Metije Dumani e cila shkoi në kampin Al-Hol në Siri.

Por fatkeqësisht pas disa kohësh ajo ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë duke i lënë vetëm fëmijët. Daja i Endrit dhe Eva Dumanit shkruan se ka pasur kontakte nëpërmjet telefonit me ta. Gazetari i Report TV, Merin Maçi ka siguruar një prej mesazheve të Eva Dumanit që i ka dërguar dajës së saj në orën 1:10 pas mesnate.

E mitura i thotë dajës se situata në kamp është përkeqësuar por ajo së bashku me të vëllanë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu ajo i thotë se nëse shteti shqiptar do të ndërhyjë, ata do t’i lirojnë.

Në përgjigje të kërkesës së Xhetan Ndregjoni, përfaqësues nga kryeministria i kanë thënë se çështja është marrë në shqyrtim, por nuk është vetëm në dorën e qeverisë shqiptare.

“Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dorë ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera” – përgjigjet përfaqësuesi i kryeministrisë.

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi bën me dije se aktualisht në kampet në Siri janë të bllokuar 69 shtetas shqiptarë, 51 prej të cilëve janë fëmijë.

Riatdhesimi i vogëlushit Alvin Berisha në nëntor të 2019 nga kampi i Al-Hol në Siri me ndërmjetësimin e autoriteteve italiane u ka dhënë shpresë fëmijëve të tjerë në këto kampe.

Ata presin ndërhyrjen e shtetit shqiptar për tu rikthyer më pas në atdhe.

Letra e plotë
“Me shpresën e mirëkuptimin me shumë respekt e konsideratë për detyrën dhe përkushtimin tuaj unë Mide Ndregjoni Dumani mora guximin t’ju shkruaj në rrethana krejtësisht të vështira. Më duhet t’ju kërkojë ndjesë në emër të familjes sime atërore Ndregjoni për këtë dhimbje të madhe që ish- bashkëshorti im shkaktoi. Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë dhe përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në anë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri. Shumë pak muaj pas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh she stërmundimesh, të marrë penf në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë. Sot ata gjendjen në kampin “Al Hoot” në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër, po vetëm shpresa se ata një dotë do të kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë. Çfarë dhimbje kam përjetuar. Çfarë tragjedia! Kur humb një fëmijë humb të ardhmen. Mbas denoncimit tim në prokurori për rrëmbim të fëmijëve të mi në datën 27 janar 2014 nisi një kalvar vuajtjesh dhe stërmundimesh për mua dhe familjen time. Fati i paracaktuar për mua. Duke qenë se unë ndodhem përballë një humnere të madhe shpirtërore prej 6 vitesh vendosa të flasë drejtpërdrejtë me ju z. kryeministër. Siç ju thashë më lart, pas ikjes së ish- bashkëshortit sigurisht ishte dhe mosakordimi i institucioneve tona dhe unë u ktheva në familjen atërore. Nisur nga edukata dhe kultura e familjes time për çdo moment u bëmë njësh me shtetin dhe institucionet për të bashkërenduar në të gjitha të dhënat që ne merrnim dhe shteti na kërkonte. Përdorëm çdo mundësi të qenë dhe të paqenë. Duke shpresuar…Ish- bashkëshorti im disa muaj  mbas mbërritjes atje humbi jetën duke lënë në mes të luftës fëmijët e mitur. Shpresa ime u rikthye gradualisht vit pas viti dhe duket pranë dita kur unë do t’i përqafoj. Siç është bëre me dije nga mediat dhe institucionet në fazën e parë u rikthyen një grup prej 100 personash në shtetin e Kosovës . Aty rilindi shpresa jonë. Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse. E vendosur të mos e bëj dhimbjen time publike duke respektuar njerëzit që më qëndrojnë afër dhimbjes sime po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.

“Daja Xhetan ne jemi mirë. Mundohuni me na marrë sa më shpejt/ Ajo daja Xhetan. Unë jam në linjë fol sa më shpejt ca ke për të fol se këtu është shumë frikë se na kontrollojnë dhe nuk mundemi me fol shpesh. O daja Xhatan me kështu njerëzish ne kemi frikë me dale se ne jeni nëpër tela. Telaj janë krejt ushtarë dhe nuk mundemi me dalë pa ushtarë as deri në pazar dhe nuk mundemi me e bë këtë se ca gra janë munduar të dalin e i kanë kapur dhe i kanë futur në burg. O daja Xhatan lidhur me shteti që të vij shteti të na marrë, ambasada jonë të na kërkojë. Këta na kanë thënë s’ka problem nëse vjen shteti u merr ne ju lejmë se dhe shumë shtete të tjera i kanë marrë me shtet. Edhe ti interesohu krejt me shtet që të vijnë të na marrin krejt ne shqiptarët që jemi këtu. Me këta lloj njerëzish fshehta unë kam frikë me ardh. O daja Xhatan, unë nuk mundem me fol përditë se edha këta bezdisen se edhe ky telefon është i një motre të huaj dhe nuk mundem me e tregu. O daja Xhatan, thuaj familjes së Kreshnikut se familja e tij është me neve, i kemi çadrat ngjitur krejt shqiptarët, mos të mërzitet, por ajo nuk ka anjë komunikim me ta.

Zoti kryeministër, Eva ka bërë një liste identifikimi për të gjithë shqiptarët që janë në kamp, listë të cilën ne jua kemi cuar organeve kompetente. Eva është një vajzë që ka pasur rezultate te shkëlqyera në shkollë dhe unë jam e bindur se ajo do të bëhet një qytetarë e mirë. Ju lutem jepini shpresë Evës, Endrit. Zoti kryeministër, ju lutem mundësoni dhe përshpejtësoni sa më shpejt, kthimin e tyre të sigurt në rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne. Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit. Kemi nevojë për ndihmën tuaj që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t’i riatdhesuar she rehabilituar si shtetas shqiptarë, Ata ndodhen në kampin “Al Hot” në Siri mundësimi i tyre mendoj është prioritet sepse ata nuk kanë asnjë prind aty. Në këtë aspekt familja ime ofron ndihëm për të marrë përsipër shpenzimet e udhëzimit të tyre nga Siria drejt Shqipërisë për të gjithë fëmijët dhe gratë dhe sigurisht t’ju mbështetim juve në të gjithë procesin e rehabilitimit të tyre të shpejtë”

/Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne