Shtabe me emigrantë, shqiptarët në krah të Boris Johnson për kryeministër të Anglisë

Boris Johnson, kandidati kryesor që kërkon të zëvendësojë kryeministren e dorëhequr, Theresa May, në strategjinë  e tij si një nga “kartat” më të forta, po përdor kauzën e emigrantëve të cilët janë të jashtëligjshëm, ose në proces legalizimi. Tashmë dihet që në Britaninë e Madhe gjenden mijëra emigrant shqiptarë, të cilët kanë problem me integrimin dhe dokumentacionin. Shumë prej tyre edhe pse kanë shumë vite që punojnë dhe kanë krijuar familje aty, vazhdojnë të “përndiqen” dhe të jenë gjithmonë në rrezik ekstradimi.

Por Boris Johnson ka deklaruar se, ‘duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrant ilegal të cilët ndodhen në Angli, për më shumë se 15 vjet”.

Kjo amnisti e cila është një premtim i Johnson dhe që do të mbahet realizohet nëse ai bëhet kryeministër i vendit, do të çlironte mijëra shqiptarë të Shqipërisë, të cilët kanë qenë të detyruar që të regjistrohen si azilkërkues përpara vitit 2014, por sot rrezikojnë që të humbasin shtetësinë apo leje qëndrimin.

Pikërisht kjo kauzë e karizmatikut, Johnson, ka bërë që komuniteti shqiptarë në Angli të shohë te ai një dritë jeshile. Prandaj shumë prej tyre janë angazhuar publikisht në fushatën e Jonson, duke krijuar edhe “shtabe” në zona të ndryshme ku mbizotërojnë emigrantët shqiptarë. Një prej tyre, Alban Avdulaj (në foto), i cili së bashku me shumë bashkë-patriotë të tjerë po lobojnë fort për Boris Johnson kryeministër tha për, Syri.net, se amnistia e propozuar prej tij  është një shans i madh për mijëra shqiptarë që janë pa dokumente përfundimtare dhe prej shumë vitesh nuk kthehen dot në atdhe.

“Kjo është ajo që dua për vendin tonë, dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe bëjnë jetën e tyre këtu të jenë dhe të ndihen britanike. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Dhe për të mësuar gjuhën angleze. Kjo duhet të ndryshohet dhe njerëzit duhet të lejohen të marrin pjesë në ekonomi dhe në shoqëri në mënyrën se si kjo përvojë e përbashkët do të lejonte “, deklaroi Boris Johnson pak ditë më parë për “Daily Mail”./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne