Shtohet numri i viktimave nga sulmi terrorist në Sinai të Egjiptit

Numri i ushtarëve egjiptianë të vrarë në sulmin terrorist në provincën Sinai është shtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, autoritetet e sigurisë egjiptiane kanë njoftuar se numri i ushtarëve të vrarë në sulmin e grupit terrorist ISIS në Sinain verior ka arritur në 23, ndërsa janë plagosur 33 të tjerë. Ushtria egjiptiane të premten në një deklaratë në fillim tha se janë vrarë të paktën 10ushtarë dhe janë plagosur 20 të tjerë si pasojë e një shpërthimi terrorist të një autobombe dhe nga të shtënat me armë në një postbllok të ushtrisë në Sinain verior. Sipas kësaj deklarate të ushtrisë egjiptiane, ushtarët egjiptianë u janë përgjigjur me të shtëna personave që kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, duke vrarë 40 persona. Provinca Sinai verior është një nga bazat kryesore të një grupi të varur nga ISIS në Egjipt, që kohëve të fundit ka shtuar sulmet terroriste në këtë vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne