Shtrohet iftar madhështor në Kosovë, “tërbohet” islamofobja Arbana Xharra (Video)

Muaji i Shenjtë i Ramazanit çdo vit në qytetin e Kamenicës në Kosovë mbledh në një iftar të përbashkët qytetarë nga të gjitha shtresat shoqërore.

Mbrëmë në rrugët e qytetit përreth tryezës u mblodhën qindra qytetarë të cilët bënë iftar së bashku.  Ky iftar tradicional që quhet “Sofra e Ramazanit” i dha edhe më shumë madhështi e bereqet këtij muaji. Gëzimi më i madh në këtë iftar bamirës dhe human ishte për qytetarët e varfër të cilët arritën që të shijonin një vakt të këndshëm ushqimi në krah të qytetarëve të tjerë të pranishëm. Në një kohë që gjendja ekonomike në Kosovë është e rënduar si pasojë e korrupsionit të vazhdueshem të qeveritarëve hajdutë, evente të tilla janë vërtet për tu vlerësuar.

Por për këtë event të madh human që si qëllim kishte edhe bashkimin qytetar dhe ofrimin e një vakti ushqimi për një pjesë qytetarësh në nevojë, ka reaguar edhe islamofobja Arbana Xharra.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lH49b7Uog50?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne