“Shullazi”, Gjykata Administrative shfuqizon urdhërat e Arta Markut

Dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda Olsian Cela e Besim Hajdarmataj fitojnë betejen me Arta Markun. Gjykata administrative vendosi të pranoje paditë e dy prokurorëve të cilet i transferoi kryeprokurorja e përkohshme në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.

Gjykata Administrative ka  argumentuar ndër të tjera se urdhrat e Markut per trasferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin. Vendimet i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka perfunduar edhe afati 3 mujor i trasferimit.

Megjithate që kjo të ndodhë duhet të ketë një vendim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Burimet thanë se KLP pritet të mblidhet të premten per të diskutuar për rastin e prokurorit Cela për faktin se ky i fundit e ka vëne në levizje permes nje shkrese. E paqarte mbetet fakti nëse vendimet mund të ankimohen dhe nëse po nga cili institucion.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne