Si Jemeni ndryshoi gjithçka

Nga: Pepe Escobar

Nëse është i shpikur në Indinë veriore, Kinën lindore apo Azinë Qendrore, nga Persia e deri në Turkestan, shahu gjithesesi është një lojë aziatike. Në shah, gjithmonë vjen një moment kur një peng i thjeshtë është në gjendje të prishi të gjithë tabelën e shahut, zakonisht nëpërmjet një lëvizjeje në renditjen e pasme, efekti i të cilit thjesht nuk mund të parallogaritet.

Po, një peng mund të imponojë një shah mat. Ja ku jemi, tani ne aspektin e gjeopolitikes.

Efektet në vazhdimësi të një lëvizjeje të vetme në tabelën e shahut, bllokada e Ansarallahut të Jemenit në Detin e Kuq, shkon përtej transportit global, zinxhirëve të furnizimit dhe Luftës së Korridoreve Ekonomike. Për të mos përmendur reduktimin e projeksionit në jorelevancë shumë të lavdëruar të forcës së marinës amerikane.

Lëvizja e rezistencës së Jemenit, Ansarallah, e ka bërë shumë të qartë se çdo anije e lidhur me Izraelin ose me destinacion Izraelin, do të kapet. Përderisa perëndimi njihet me këtë dhe e imagjinon veten një objektiv, pjesa tjetër e botës e kupton plotësisht se të gjitha transportet e tjera janë të lira për t’u kaluar. Cisternat ruse si dhe anijet kineze, iraniane dhe globale të jugut, vazhdojnë të lëvizin të patrazuar nëpër Bab al-Mandeb (pika më e ngushtë: 33 km) dhe Detin e Kuq.

Vetëm grupi i vendeve me Hegjemonin amerikane është i shqetësuar nga kjo sfidë ndaj “rendit të tij të bazuar në rregulla”. Ky grup është i zemëruar që anijet perëndimore që dërgojnë energji ose mallra për Izraelin që shkel ligjin mund të pengohen dhe se zinxhiri i furnizimit është ndërprerë dhe është zhytur në krizë të thellë. Objektivi i përcaktuar është ekonomia izraelite, e cila tashmë po goditet shumë. Një lëvizje e vetme jemenase rezulton të jetë më efikase sesa një varg sanksionesh perandorake.

Kjo është mundësia joshëse që kjo lëvizje e vetme të kthehet në një ndryshim pa kthim që po shton shpërbërjen e hegjemonisë. Sidomos sepse poshtërimi perandorak është ngulitur thellë në ndryshimin e paradigmës.

Presidenti rus Vladimir Putin, po dërgon një mesazh të pagabueshëm: Harrojeni Kanalin e Suezit. Rruga për të shkuar është Rruga e Detit të Veriut, të cilën kinezët, në kuadrin e partneritetit strategjik Rusi-Kinë, e quajnë Rruga e Mëndafshit Arktik.

Për evropianët e shtangur, rusët kanë detajuar tre opsione: Së pari, lundroni 15,000 milje rreth Kepit të Shpresës së Mirë. Së dyti, përdorni Rrugën e Detit Verior më të lirë dhe më të shpejtë të Rusisë. Së treti, dërgoni ngarkesat përmes Hekurudhave Ruse.

Rosatom, e cila mbikëqyr Rrugën e Detit Verior, ka theksuar se anijet jo të klasit të akullit tani janë në gjendje të lundrojnë gjatë gjithë verës dhe vjeshtës dhe lundrimi gjatë gjithë vitit së shpejti do të jetë i mundur me ndihmën e një flote akullthyese bërthamore.

E gjithë kjo pasojë e drejtpërdrejtë e lëvizjes së vetme jemenase. Cfarë tjetër? A do te hyje Jemeni në grupin BRICS+ në samitin e Kazanit në fund të vitit 2024, nën presidencën ruse?

Arkitektura e re do të inkuadrohet perreth Azisë Perëndimore

Armata e udhëhequr nga SHBA-ja ka ndertuar nje koalicion për Operacionin Mbrojtja e Gjenocidit, i cila u shemb qysh para lindjes, i cili sikur mund te kuptohet u ndertua  për të “paralajmëruar Iranin”, përveçse të frikësojë Ansar Allahun. Ashtu sikur Houthijte, edhe Teherani nuk eshte frikësuar aspak sepse, siç shprehet shkurt analisti i Azisë Perëndimore, Alastair Crooke: “Sykes-Picot-i ka vdekur”. Ky është një ndryshim kuantik në tabelën e shahut. Kjo do të thotë se fuqitë e Azisë Perëndimore tani e tutje do të krijojnë arkitekturën e re rajonale, jo nën “projeksionin” e marinës amerikane.

Kjo mbart një rrjedhim të pashprehur: ato njëmbëdhjetë aeroplanmbajtëse të task forcës të SHBA-së, për të gjitha qëllimet praktike, janë në thelb të pavlefshme. Të gjithë, në mbare Azinë Perëndimore janë të vetëdijshëm se raketat e Ansarallahut janë të afta të godasin fushat e naftës të Emirateve Saudite dhe t’i nxjerrin jashtë funksionit. Pra, nuk është çudi që Riadi dhe Abu Dhabi nuk do të pranonin kurrë të bëhen pjesë e një force detare të udhëhequr nga SHBA për të sfiduar rezistencën jemenase.

Shtojini asaj rolin e dronëve nënujorë që tani janë në zotërim të Rusisë dhe Iranit. Mendoni për pesëdhjetë prej tyre që synojnë një aeroplanmbajtëse amerikane: ajo nuk ka mundësi mbrojtjeje. Ndërsa amerikanët kanë ende nëndetëse shumë të avancuara, ata nuk mund t’i mbajnë Bab al-Mandeb dhe Detin e Kuq të hapur për operatorët perëndimorë.

Në frontin e energjisë, Moska dhe Teherani as nuk kanë nevojë të mendojnë, të paktën jo ende tani për përdorimin e opsionit “bërthamor” ose ndërprerjen potenciale të të paktën 25 për qind, e lart, të furnizimit botëror me naftë. Siç e përshkruan shkurt një analist i Gjirit Persik, “kjo do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme sistemin financiar ndërkombëtar”.

Për ata që janë ende të vendosur të mbështesin gjenocidin në Gaza ka pasur paralajmërime. Kryeministri i Irakut Mohammed Shia al-Sudani e ka përmendur atë në mënyrë eksplicite. Teherani tashmë ka bërë thirrje për një embargo totale të naftës dhe gazit kundër kombeve që mbështesin Izraelin. Një bllokadë totale detare e Izraelit, e projektuar me përpikëri, mbetet një mundësi e veçantë. Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Hossein Salami tha se Izraeli mund të “përballet së shpejti me mbylljen e Detit Mesdhe, ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore”.

Mbani mend se ende nuk po flasim për një bllokadë të mundshme të ngushticës së Hormuzit; ne jemi ende në Detin e Kuq/Bab al-Mandeb. Sepse nëse neokonjësit Straussianë në Beltëay nuk varen vërtet nga ndryshimi i paradigmës dhe veprojnë të dëshpëruar për t’i “dhënë një mësim” Iranit, një bllokadë e kombinuar Hormuz-Bab al-Mandeb mund të çojë në qiell çmimin e naftës në të paktën 500 dollarë, një fuçi, duke shkaktuar shpërthimin e tregut të derivateve prej 618 trilion dollarësh dhe duke rrëzuar të gjithë sistemin bankar ndërkombëtar.

Tigri prej letre ka rene ne kurth

Në fund të fundit, Mao Ce Duni kishte të drejtë kur thoshte qe: SHBA-te jane një “tigër prej letre”. Putini, megjithatë, është shumë më i kujdesshëm, më i ftohtë dhe përllogaritës. Me këtë president rus, gjithçka ka të bëjë me një përgjigje asimetrike, pikërisht kur askush nuk e pret atë.

Kjo na sjell në hipotezën kryesore të punës, ndoshta të aftë për të shpjeguar lojën në hije që maskon lëvizjen e vetme të Ansarullah në tabelën e shahut.

Kur gazetari investigativ fitues i Pulitzerit, Sy (Seymour) Hersh provoi se si Ekipi Biden hodhi në erë gazsjellësit Nord Stream, nuk pati asnjë përgjigje ruse ndaj asaj që ishte, në fakt, një akt terrorizmi kundër Gazpromit, kundër Gjermanisë, kundër BE-së dhe kundër një morie kompanish evropiane. Megjithatë, Jemeni, tani, me një bllokadë të thjeshtë, e kthen përmbys transportin global.

Pra, çfarë është më e pambrojtur? Rrjetet fizike të furnizimit global me energji (Pipelineistan) apo Talasokracia, shtetet që e marrin fuqinë e tyre nga supremacia detare?

Rusia e privilegjinon Pipelineistanin: për shembull, Rrjedhat Veriore dhe Fuqia e Siberisë 1 dhe 2. Por SHBA dhe grupi Hegjemon, mbështetej gjithmonë në fuqinë e saj talasokratike, ku “Britania sundon detet”. Epo, jo më. Dhe, çuditërisht, arritja atje nuk përfshinte as opsionin “bërthamor”, bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Uashingtoni i bën si të çmendura lojërat dhe trembësit.

Sigurisht që nuk do të kemi asnjë armë për tymosese. Por është një propozim magjepsës që lëvizja e vetme jemenase mund të jetë koordinuar në nivelin më të lartë midis tre anëtarëve të BRICS, Rusisë, Kinës dhe Iranit, “boshti i ri i së keqes” neokonalist plus dy të tjerë BRICS+, fuqitë e energjisë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ashtu si në, “nëse e bën, ne të ruajmë shpinën”.

Asgjë nga këto, nuk e ul pastërtinë e Jemenit: mbrojtja e Palestinës nga ana e tyre është një detyrë e shenjtë

Imperializmi perëndimor dhe më pas turbo-kapitalizmi kanë qenë gjithmonë të fiksuar pas gëlltitjes së Jemenit, një proces që Isa Blumi, në librin e tij të mrekullueshëm “Shkatërrimi i Jemenit”, e përshkroi si “duke zhveshur jemenasit nga roli i tyre historik si motori ekonomik, kulturor, shpirtëror dhe politik për pjesën më të madhe të botës së Oqeanit Indian”.

Jemeni, është i pamposhtur dhe i vërtetë sikur thote një proverb vendase, “vdekjeprurës” (Jemen Fataakah). Si pjesë e Boshtit të Rezistencës, Ansarallah i Jemenit është një aktor kyç në një dramë komplekse në të gjithë Euroazinë që ripërcakton lidhjen në Heartland; dhe krahas Iniciativës së Rripit dhe Rrugës së Kinës (BRI), Korridorit Ndërkombëtar të Transportit Veri-Jug të udhëhequr nga India-Iran-Rusia (INSTC) dhe Rruga e re e Detit të Veriut të Rusisë, përfshin gjithashtu kontrollin mbi pikat strategjike rreth deteve Mesdhe dhe Gadishullit Arabik.

Kjo është një tjetër paradigmë e lidhjes tregtare tërësisht, duke goditur kontrollin kolonial dhe neokolonial perëndimor të Afro-Eurazisë. Pra, po, BRICS+ mbështet Jemenin, i cili me një lëvizje të vetme i ka prezantuar “Pax Americana” si nënën e të gjitha bllokimeve gjeopolitike./Gazetaimpakt/thecradle

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne