Bota Opinion

Si u formua Perandoria Amerikane dhe si po qëndron ajo?

Në një artikull të Ahmadinexhadit të botuar në gazetën spanjolle dhe të përkthyer në gjuhë të ndryshme, u fol lidhur me atë se si Amerika ka krijuar perandori mbi dollarin. Artikulli i Ahmadinexhadit, i botuar në gazetën spanjolle:

Me emrin e Zotit

Perandoria Amerikane dhe Dominimi i Dollarit në Botë

Imperializmi amerikan përgjatë viteve;

1- Kërcënon shtetet e pavarura me luftë dhe pushtim dhe po kryen sulme të përgjakshme në rajone të ndryshme.

2- Kërcënon popujt e botës duke shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare.

3- Duke përdorur dominimin e dollarit në botë, imponon sanksione ndaj vendeve që synon. Në të njëjtën kohë, Amerika i dërgon problemet e veta ekonomike në vende të tjera përmes dollarit.

4- Eksporton tek vendet e tjera problemet e veta që përjeton në linjën e saj të tregtisë dhe plaçkit pasurinë e kombeve të tjera.

5- Amerika nuk respekton në asnjë mënyrë të drejtat e popujve të tjerë dhe kërcënon sigurinë botërore, duke injoruar problemet mjedisore dhe ndotjen e ajrit.

6- Popujt që kërkojnë drejtësi dhe të drejta kundër këtij shfrytëzimi për vite me rradhë, kanë filluar të ngrenë zërin e tyre ndaj persekutimit të Amerikës dhe kërkojnë fundin e kësaj padrejtësie. Janë themeluar shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare me këtë qëllim.

7- Në vend që t’i referohemi asaj se si u themelua perandoria e Amerikës pas luftës së parë dhe të dytë botërore dhe lidhjes së saj me regjimin sionist të Izraelit, unë do të flas për dy arsye të rëndësishme për themelimin e kësaj perandorie;

a- Dominimi i Dollarit në Ekonominë Botërore

2- Nevoja për menaxhimin e ekonomisë botërore përmes një monedhe të vetme në tregtinë botërore në zhvillim u përdor nga Amerika dhe bota u drejtua përmes dollarit komercialë.

Për të bërë përmes dollarit tregtinë botërore të zhvilluar në vitet 1970 dhe 1973, Amerika ka filluar të mbizotërojë dominimin e plotë të dollarit duke injoruar detyrat e saj si dhe premtimet që i’u ka dhënë vendeve të tjera.

Që nga ato vite e deri më tani, Departamenti i Thesarit i SHBA-së ofron 21 trilion dollarë në tregun botëror.

Amerikanët po i marrin me forcë parat e popujve të botës përmes perandorisë së formuar me anë të dollarit.

Por, si do të ishte jeta e tyre sikur popujt e një vendi tjetër të kishin marrë kaq shumë para nga xhepi i dikujt tjetër?

Vendet që tregtojnë përmes dollarit dhe kanë nevojë për rezerva të dollarit, janë të varura nga politika dhe shfrytëzimi i Uashingtonit. Dhe fuqia blerëse e qytetarëve të atij vendi po zvogëlohet përballë dollarit.

Kushdo që tregton me dollarë, pavarësisht se ku janë, ata i japin një pjesë të pasurisë së tyre Amerikës, dëshiruan apo jo. Kjo do të thotë t’i japësh Amerikës forcë të pakufizuar.

A keni parë ndonjëherë në histori plaçkitje më të madhe se kjo?

Po të mos ishin këto plaçkitje të Amerikës, si do të mbështeste imperializmi i SHBA-së bazat e saj ushtarake në rajone të ndryshme?

b- Sistemi Ndërkombëtar Bankar

Një sistem tjetër i mbështetur nga perandoria amerikane mbi paratë joreale është sistemi ndërkombëtar bankar.

Këto sisteme, të krijuara për vazhdimin e perandorisë amerikane, lënë popujt dhe shtetet e tjera të botës të varfër dhe të shfrytëzuar. Ky shfrytëzim shkakton luftëra, varfëri dhe klasifikim në botë.

Për të shpëtuar botën nga këto kërcënime, për t’i dhënë fund varfërisë, për të hequr klasifikimin social dhe për të ndërtuar një rend të ri më të drejtë dhe më paqësor, ky sistem duhet të ndryshohet.

Zhdukja e dominimit të dollarit që i shërben imperializmit amerikan dhe zhdukja e sistemeve bankare të lidhura me të, është një shërbim ndaj popujve të botës dhe njerëzimit.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE