Veprimi i një ministre jordaneze e cila shkeli flamurin e regjimit sionist, ka ngjallur irritimin e sionistëve.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Xhamana Ghnimat, ministrja për informim dhe zëdhënësja e qeverisë së Jordanit, gjatë hyrjes në zyrat e një sindikate të punëtorëve në qytetin Aman, ka shkelur mbi flamurin e regjimit sionist. Flamuri i regjimit sionist ishte shtrirë në dysheme në portën hyrëse në ndërtesën ku ndodhen zyrat e sindikatave të punëtorëve në qytetin Aman në mënyrë që çdo kush që hyjnë në këtë ndërtesë, duhet të shkel mbi flamurin e regjimit sionist.
Regjimi sionist në shenjë proteste ndaj këtij veprimi, ka thirrur ambasadorin e Jordanisë në Tel Aviv për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë veprim./ PT