Siri – Kushtet e frikshme në kampet e YPG/PKK-së u marrin jetën 5 foshnjave belge

Heidi de Pauw, drejtoreshë e “Child Focus”, deklaroi për gazetën flamande “De Morgen” se i ka vizituar personalisht disa herë kampet në fjalë nën shoqërinë e një psikologeje për fëmijët.

“Kushtet e frikshme të jetesës në kampet Hol dhe Roj janë shkaktare të vdekjes së fëmijëve”, tha ajo duke tërhequr vëmendjen se mijëra njerëz në kampet siriane përpiqen të mbijetojnë në mungesë të nevojave bazë të kujdesit.

Duke theksuar se në mesin e 5 foshnjave belge që kanë humbur jetën në kampet e sipërcituara, është edhe një fëmijë i porsalindur, De Pauw sqaroi se shkaqet kryesore të vdekjeve janë kequshqyerja dhe plagosjet.

“Koha po ngushtohet. Fëmijët belgë duhet të kthehen urgjentisht në vendin tonë”, apeloi drejtoresha e “Child Focus” dhe potencoi se do të vazhdojnë presionin e tyre ndaj qeverisë së Belgjikës në këtë drejtim./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne