Siri – Më shumë se 3.000 civilë janë vrarë nga bombardimet e koalicionit të udhëhequr nga ShBA

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka publikuar një raport me rastin e 5-vjetorit të ndërhyrjes në Siri të forcave të Koalicionit Ndërkombëtar anti-DAESH të udhëhequr nga ShBA-ja.

Sipas raportit në fjalë që sulmet e forcave të koalicionit nga 23 shtatori 2014 e këtej kanë humbur jetën 3 mijë e 37 civilë, përfshirë 924 fëmijë dhe 656 gra.

Si pasojë e ndërhyrjes ushtarake në Siri kanë vdekur 249 civilë në vitin e parë të kësaj ndërhyrjeje, 398 në vitin e dytë, 753 në vitin e tretë, 432 në vitin e katërt dhe 205 të tjerë në vitin e pestë, thotë SNHR në raportin e saj të fundit.

Provinca veriore e Rakës (Rakka) është vendi ku janë raportuar shumica e viktimave civile për shkak të bombardimeve të forcave të koalicionit që mbështesin organizatën separatiste terroriste YPG/PKK.

Shpërndarja e numrit të viktimave civile që kanë humbur jetën nga sulmet e koalicionit sipas provincave është e tillë: në Rakka 133, në Halep 782, në Deir ez-Zor 626, në Haseki 218, në Idlib 140, në Humus 133 dhe në Dera 5 civilë.

Koalicioni kundër DAESH-it në disa nga bombardimet që ka bërë që nga 23 shtatori 2014 e kësaj ka marrë në shënjestër edhe vendbanimet civile. Sipas raportit në këto bombardime qendra të jetesës civile, përfshirë edhe shkolla dhe tregje janë shënjestruar të paktën 181 herë.

Sulmet detyruan më shumë se 560 mijë civilë të linin shtëpitë e tyre në Rakka, Deir ez-Zor dhe Haseki (Al Hasakah)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne