Bota

Siri – Në sulmet e regjimit të Esadit në Idlib kanë humbur jetën 7 persona

Në sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib u vranë 7 dhe u plagosën 10 civilë.

Observatori opozitarë i avionëve njoftoi se avionët rusë kryen sulme ajrore ndaj vendbanimit Keferruma, fshatrave Urejnibe, Al-Bara dhe Beljon brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Në sulmet e Rusisë në vendbanimin Keferruma u vra një dhe në fshatin Al-Bara 5 civilë, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Regjimi i Esadit prej mëngjesit e këtej po kryen sulme ndaj fshatrave Merxh Ed-Dahir dhe Ishtabrak në jugperëndim të Idlibit. Në këto sulme është vrarë një dhe u plagosën 3 civilë të tjerë.

Si rezultat i punimeve të kërkim-shpëtimit ekipet e Mbrojtjes Civile arritën të shpëtojnë një person./trt